Edhe pse vendosja e pluralizmit në Maqedoni vazhdon për gati tre dekada, dibranët ndjehen të zhgënjyer në frytet që duhej ti gëzonin në një sistem demokratik. Vendimet lokale në shumë sfera nuk janë respektuar nga pushtetet qendrore të asnjë qeverie të deritashme, kurse shumë kërkesa që janë bërë nga Komuna e Dibrës, kanë mbetur vetëm në sirtarët të arkivit të Qeverisë. Kanë kaluar 25 vite nga vendimi i Këshillit të parë pluralist në Dibër për riemërtimin e rrugëve të qytetit.
Deri tani nuk ka asnjë përgjigje dhe dritë jeshile për të respektuar vendimin e përfaqësuesve të dibranëve në Këshillin e Komunës nga Qeveritë e Maqedonisë. Kërkesat kanë qenë të shpeshta pas miratimit të Komisioneve dhe këshillave në lidhje me riemërtimin e rrugëve. Për fat të keq, dibranët vazhdojnë të jenë të shqetësuar për mos respektimin të përcaktimit të emërtimeve dhe janë plotësisht të revoltuar që edhe sot – rrugët të Dibrës mbajnë emërtimet të sistemit komunist siç janë “JNA”, “Vellko Vllahoviq”, “Mosha Pijade”, emrat të disa brigadave partizane…
Pikërisht për riemërtimet e rrugëve kishte edhe diskutim në seancën e fundit të Këshillit të Komunës së Dibrës. Kryetari i Këshillit, Bashkim Mashkulli, tha se përderisa çalon vendimi me riemërtimet e rrugëve, ne si këshill do të çojmë sërish kërkesë tek Ministria për Vetëqeverisje Lokale për të jetësuar vendimin e Këshillit të Dibrës. Ai vlerëson se kjo çështje është dashur të përfundojë shumë vite më parë. “Vendimet e Këshillit që nga pluralizmi kanë qenë me argument dhe në listën e riemërtimeve të reja ku është prezantuar dëshira e dibranëve. Rrugëve të Dibrës u takojnë riemërtime me të cilën dibranët mburren dhe që tregojnë të realitetin e kësaj ane. Në riemërtimet janë prezent emra nga historia e Dibrës, mbarë shqiptare dhe emërtime të cilat meritojnë të jenë. Nuk ka logjikë të pritet aq gjatë për ti pranuar riemërtimet nga ana e pushtetit qendror”, thotë Mashkulli. Deri sot, shprehet ai, Këshilli dhe autoritetet komunale nuk kanë asnjë përgjigje nga pushteti qendror.
Andaj, serish në mbledhjen e fundit formua një Komision i përbërë nga një anëtarë nga secila parti që është në Këshill e që duhet të parashtrojnë edhe njëherë kërkesën për zgjidhjen e problemit që zvarritet vite me radhë për riemërtimin e rrugëve. Anëtarja e Këshillit komunal nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Mirela Korumi, tha se Dibra ka emra që i kanë takuar historisë dhe mburren me to , meritë kjo që të mbajnë edhe emrat e rrugëve tona.
Përfaqësuesit të BDI-së në nivel lokal thonë se janë optimist se më në fund, problemi i riemërtimeve do të merr epilog pozitiv. Ylli Mirzo, sekretar i Komunës në Dibër thotë se janë përcjellë të gjitha dokumentet në adresë të institucioneve qendrore, aty ku vendoset për këtë çështje. “Kemi respektuar procedurat dhe normat ligjore për riemërtim të rrugëve, ndërsa është respektuar edhe Badenderi lokal. Besojmë se faktet janë në anën tonë dhe do të miratohen kërkesat tona”, u shpreh Mirzo. Emërtimet e reja përfliten nga dibranët vite me radhë. Është një problem i cili provokon qytetarët pa marrë parasysh moshën e tyre. Për shkak të mos përfilljes së listës me emërtime të reja nga pushteti qendror, në rrugët e Dibrës akoma nuk janë vendosur mbishkrimet në metale të emrave të rrugëve. /koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/konference-e-GP-AAK-se-Ramush-Haradinaj-e-Besnik-Tahiri-foto-Ridvan-Slivova-1-380x233.jpg)
Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit
![Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/687257-LgDXL5p3NM-380x233.jpg)
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’
![Durmishi: Propozimi për kufizimin e marzheve për produktet ushqimore bazë do të dorëzohet nesër ose pasnesër](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/besar-durmishi-e1733405015600-380x233.jpg)
Durmishi: Propozimi për kufizimin e marzheve për produktet ushqimore bazë do të dorëzohet nesër ose pasnesër
![LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet-2-780x439-1.jpg)
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-30-780x439.jpg)
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna
![Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-71-780x439.jpg)
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht