Sipas Odës rajonale të zanatçinjve në Dibër, mbyllja e kufirit për shkak të virusit Covid-19, faktikisht ka ulë dukshëm xhiron në dyqanet për veshmbathje, dyqanet me artikuj ushqimor, shitoret për teknik të bardhë, por edhe xhirot në pikat e karburanteve. Humbjet vlerësohen deri në 35 për qind.
Pronarët e bizneseve në Dibër – dy muajt e fundit me paraqitjen e koronavirusit kanë dëme të mëdha. Sidomos dëmet vijnë nga mbyllja e përkohshme e kufirit mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, meqë pothuajse gjysma e xhiros tregtare në Dibër bëhet nga shtetasit shqiptar që jetojnë në vendbanimet urbane dhe rurale në afërsi të kufirit. Biznesmenët dibran shtojnë se viteve të fundit, pa prezencën e shtetasve shqiptarë, shumë shitore dhe biznese nuk do të mund të ekzistonin.
Sipas Odës rajonale të zanatçinjve në Dibër, mbyllja e kufirit për shkak të virusit Covid-19, faktikisht ka ulë dukshëm xhiron në dyqanet për veshmbathje, dyqanet me artikuj ushqimor, shitoret për teknik të bardhë, por edhe xhirot në pikat e karburanteve. Drejtori ekzekutiv i Odës rajonale të zanatçinjve në Dibër, Fisnik Saraçi, thotë se ka një ulje drastike të xhiros tek biznesi dibran. Sipas tij, vetëm nga mbyllja e kufirit ulja e xhiros është diçka më shumë se 35 për qind. Shtetasit shqiptar viteve të fundit në Dibër sigurojnë nevojat e tyre me artikuj ushqimor, teknik të bardhë, por edhe marrin shërbime tek frizerët, berberët, artarët, e tjerë. Kjo situatë ka ndikuar drejtpërdrejt në uljen e fitimit tek zanatçinjtë dibran si dhe tek marketet për artikuj ushqimor, si dhe fitimet në pikat e karburanteve që funksionojnë në Dibër. Shumë shtetas shqiptarë deri para dy muajve – me karburante furnizoheshin në tre pikat e karburanteve në Dibër.
Për më shumë se një muaj, vet zanatçinjtë në Dibër mbyllën aktivitetet e tyre. Në Dibër ka afro 130 zanatçinj, mes të cilëve bukëpjekës, frizerë, automekanikë, artarë, këpucëtar, si dhe aktivitete të tjera. Të gjithë këta dyqane kanë humbje, thonë përfaqësuesit e Odës rajonale të zanatçinjve në Dibër. Duke marrë parasysh se biznesmenët dibran vlerësojnë se biznesi dibran frymon lirshëm për shkak të konsumatorëve nga vendbanimet të Shqipërisë, duhet të theksohet se pothuajse gjysma e xhirove në të gjithë sferat mbulohet me mjetet e siguruara nga shtetasit shqiptar. Ata janë të rregullt në objektet shërbyese në Dibër siç janë restorantet, kafiteritë, por edhe në institucionet shëndetësore. Sidomos duhet theksuar prezencën e tyre tek dentistët, por edhe tek mjekët specialistë, të cilët janë të angazhuar në Spitalin e Dibrës, por edhe kanë ambulancat e tyre.
Pikërisht për këtë çështje, në Dibër tregtarët dhe zanatçinjtë me padurim presin hapjen e kufirit me Shqipërinë. Hapja e kufirit do të thotë kthim i plot i biznesit dibran. Po ashtu në pritje të hapjes së kufirit janë edhe pronarët e shitoreve tregtare për moblilieri dhe sanitari në vendbanimet Maqëllarë, dhe qytetin e Peshkopisë në Shqipëri. Pronarët në këtë sektor thonë se pas mbylljes së kufirit dibranët nuk kanë mundësi të blejnë prodhimet e tyre, meqë në të kaluarën – sidomos një interes të madh tek dibranët ishte blerja e pllakave sanitare dhe elementeve të ndryshme të mobilierisë.
Në vendkalimet kufitare mes Maqedonisë dhe Shqipërisë në afërsi të Dibrës, siç janë “Bllata” dhe “Xhepisht-Trebisht”, aktualisht janë prezent vetëm të punësuarit në këto pika kufitare.(koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nathalie-1-780x439.png)
Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vendvotim-prizren-zgjedhjet-parl-2025-780x439.jpg)
Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet
![DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet_shkurt-780x439.jpg)
DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor
![Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/123-780x439.png)
Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht