Kuvendi i Kosovës ka nisur sot aktivitetin “Bashkatdhetarët në Kuvend”.

Me këtë rast dyert e Kuvendit janë hapur për të gjithë ata bashkatdhetarë të cilët janë të interesuar të shohin për së afërmi punën në këtë institucion, e gjithashtu të takohen edhe me deputetë.


Gjatë ditë së sotme është vërejtur interesim i madh i bashkatdhetarëve të cilët kanë ardhur për të parë nga afër punën edhe aktivitet që zhvillohen në Kuvend, ku me këtë rast ata kanë pasur mundësinë që të shohin edhe sallën ku mbahen seancat plenare.

362932171 837902414743132 7323772312092215139 n

Madje disa prej tyre kanë provuar edhe ndjesinë sesi është të ulesh në ulësen e kryeparlamentarit Glauk Konjufca, dhe atë të kryeministrit Albin Kurti, e gjithashtu edhe në ulëset e deputetëve.

Dyert e Kuvendit do të jenë të hapura sot dhe nesër nga ora 08:00 deri në orën 16:00. /Telegrafi/

362956564 322805480095783 4371334126776843318 n

362928554 1314719716146161 1652015902463576790 n

362925696 1724600314668124 2716519795885587372 n

362675851 667978478126819 976989436899172288 n