Diamant Salihu, gazetari i mirënjohur suedez me origjinë nga Kosova është nominuar për çmimin Wallenberg 2023.

Në një postim të Ambasadës suedeze bëhet e ditur se ky çmim ndahet nga Akademia Raoul Wallenberg.


Raoul Wallenberg, ishte arkitekt, diplomat dhe humanitst suedez i cili shpëtoi mijëra hebrenj në Hungari gjatë Holokaustit dhe fazave të mëvonshme të Luftës së Dytë Botërore.

Çmimi Wallenberg jepet për "individët, organizatat dhe komunitetet, guximi, vetëmohimi dhe suksesi i të cilëve kundër vështirësive të mëdha, personifikojnë vlerat për të cilat u shqua dhe luftoi Raoul Wallenberg".

Ky çmim do të ndahet më 27 gusht 2023. /Telegrafi/