Kancelari gjerman, Olaf Scholz të mërkurën ka pritur në takime të ndara, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kancelari gjerman fillimisht ka takuar kryeministrin Kurti, takim ky që ka pasuar me mbajtjen e një konference për media, për të vazhduar me takimin dhe më pas konferencën me presidentin serb, Vuçiq.
Në takimin me kreu e ekzekutivit të Kosovës, kancelari gjerman i kërkoi konstruktivitet në procesin e dialogut me Serbinë.
Para gazetarëve, kancelari gjerman Scholz tha se kohën e sotme, kur po ndodh lufta në Ukrainë, është e rëndësishme që në Ballkanin Perëndimor të zgjidhen problemet dhe vlerësoi faktin se Kosova u pozicionua shumë herët dhe me qartësi në partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka mbështetur sanksionet.
Ai tutje bëri të qartë se objektivi i dialogut është marrëveshja e gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Objektiv i dialogut është arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse. E inkurajova Kurtin për konstruktivitet në negociata. Marrëveshja do t’u sillte të mira qytetarëve të të dyja vendeve”, tha kancelari gjerman, shkruan Telegrafi.
Scholz në konferencën e përbashkët me Kurtin po ashtu njoftoi se shumë shpejt do ta vizitojë Prishtinën, ndërsa tha se në gjysmën e dytë të vitit do ta ftojë kreun e Qeverisë së Kosovës përsëri në Berlin për një takim tjetër.
I drejtpërdrejtë ishte edhe Kurti pas takimit me Scholz, duke u treguar i ashpër me BE-në për çështjen e mosliberalizimit të vizave.
Ai kërkoi nga kancelari gjerman, Olaf Scholz në Berlin, që Gjermania të shtyjë përpara procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Edhe dy muaj bëhen katër vite prej se Komisioni Evropian e ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për herë të dytë. Është koha të thuhet se mjaft është mjaft. Kjo çështje duhet të vendoset në Këshillin e BE-së pasi Kosova i ka kryer detyrat e shtëpisë, dhe është radha që edhe BE të kryej detyrat e saj”, tha ai, përcjell Telegrafi.
E lidhur me çështjen e vizave, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë se do të angazhohet me këmbëngulje që liberalizimi i vizave për kosovarët të ndodh sa më shpejt.

“Përparim i mëtejshëm duhet të bëhet në liberalizmin e vizave për Kosovën. Për këtë angazhohem në Bashkimin Evropian me këmbëngulje”, ka thënë kancelari gjerman, përcjell Telegrafi.
Ndërkaq, udhëheqësi i Qeverisë së Kosovës tha se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe Partneritetin për paqe të NATO-s ku llogaritet në ndihmën e Gjermanisë.
Ai ka thënë se mbështesin Procesin e Berlinit, derisa Kosova refuzon iniciativa tjera paralele.
Ai tha se iniciativat rajonale nuk mund të jenë zëvendësim për integrimet në BE, por duhet t’i përshpejtojnë ato.
“Ne e mbështesim Procesin e Berlinit dhe mirëpritem përkushtimin e Kancelarit për të rifilluar këtë proces me një dinamikë të re. Po ashtu ne mbështesim tregun e përbashkët rajonal, i cili ndodhet brenda Procesit të Berlinit dhe rregullave të Bashkimit Evropian. Ai është gjithëpërfshirës, i ka katër liritë. Prandaj edhe nuk mbështesim iniciativa të tjera paralele. Për Kosovën është e rëndësishme që në këtë proces qytetarët të jenë përfituesit më të mëdhenj”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Kurti ka thënë se Kosova është proaktive në dialogun me Serbinë.

Kreu i Qeverisë së Kosovës tha se dialogu Kosovë-Serbi duhet të jetë i përqendruar në njohje reciproke ndërmjet dy vendeve.
“Dialogu duhet të jetë i bazuar në njohje reciproke. Njohje reciproke duhet të jetë në qendër e jo në fund të procesit”, deklaroi tutje Kurti.
Lidhur me këto çështje, është shprehur edhe kancelari Scholz, duke thënë se bashkëpunimi rajonal është i rëndësishëm, andaj ai tha se në gjysmën e dytë do të ketë një ftesë për takim në kuadër të Procesit të Berlinit.
Ky njoftim, sipas Kurtit, është i mirëpritur për Kosovën.
Kancelari gjerman tha, po ashtu, se do ta vizitojë Kosovën në kuadër të një turneu në shtetet e rajonit.
Kurti nga Gjermania godet “Ballkanin e Hapur”: Nuk mirëpresim iniciativa që hapin rajonin ndaj fuqive të Lindjes
Ndryshe, Kurti e ka falënderuar kancelarin gjerman, Olaf Scholz, për pritjen e ngrohtë që i ka bërë të mërkurën në Berlin.

Pas takimit me kancelarin e Gjermanisë, Kurti përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ndjehet i inkurajuar nga mbështetje e fortë e kancelarit Scholz për liberalizimin e vizave, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, Partneritetin për Paqe të NATO-s dhe ridinamizmin e Procesit të Berlinit.
Ndryshe, në Berlin gjatë të mërkurës ishte edhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ai në një darkë joformale të mërkurën mbrëma priti kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Pas këtij takimi, kryeministri Kurti, në një postim në rrjetin social Twitter, ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj dialogut parimor me Serbinë për një marrëveshje të përqendruar në njohjen reciproke
“Agresioni i fundit rus në Ukrainë shtoi mosmarrëveshjet tona. Por ne mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut parimor me Serbinë për një marrëveshje të përqendruar në njohjen reciproke. Raundi i sonte u zhvillua në Pallatin Borsig në Berlin gjatë një darke pune”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Parashikimi i motit për fundjavë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë