LAJMI I FUNDIT:

Dialogu Kosovë-Serbi, Bislimi flet për hapjen e arkivave

Dialogu Kosovë-Serbi, Bislimi flet për hapjen e arkivave

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi deklaroi sot se gjatë këtij muaji nuk do të ketë takim ndërmjet kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

I dyti i qeverisë, pas takimit me delegacionin serb në Bruksel tha se kanë gjetur pajtueshmëri për temat që mund të diskutohet nga niveli i lartë politik.

Gjatë takimit të nivelit të ekspertëve, Bislimi tha se pala serbe është pajtuar në parim për hapjen e arkivave shtetërore për çështjen e të pagjeturve, por tha se Serbia kërkon edhe hapjen e arkivave të UÇK-së.


“Ne kemi evidentuar se problemi kryesor për çështjen e të zhdukurve me forcë është mos gatishmëria e palës serbe për hapjen e arkivave shtetërore. Ne kemi diskutuar edhe për kthimin e disa mbetjeve mortore të viktimave që janë gjetur në Kishevak. Po ashtu ne kemi kërkuar mos pjesëmarrjen e (Velko) Odalloviqit në delegacionin serb. Pala serbe në mënyrë deklarative kanë thënë se janë dakord të hapin gjitha arkivat, përfshirë edhe arkivat në Kosovë dhe të UÇK-së”, tha ai.

Bislimi, përmes një konference për medie, bëri të ditura edhe detajet për diskutimet për marrëveshjen për energji dhe targa të veturave.

“Ne kemi bërë të qartë se mandati i BE-së krahas gjetjes së zgjidhjeve është edhe monitorimi dhe asistimi për marrëveshjet e deritanishme. Sa i përket energjisë ka pas të bëjë me licencimin e operatorit për energji. Sa i përket marrëveshjes së targave ne i kemi bërë të ditur se marrëveshja përfundon më 15 shtator dhe nuk kemi interes të vazhdojmë”, tha ai.  /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Politikë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Kalo në kategori