Argjentinasi Angel Di Maria nuk i është shmangur kurrë pyetjeve për punën nën drejtimin e Louis van Gaal, një trajner që dikur e quajti "më i keqi i karrierës sime".

Dyshja do të takohen gjatë ndeshjes së shumëpritur çerekfinale të Kupës së Botës “Katar 2022” të premtes mbrëma mes Argjentinës dhe Holandës, një ekip që Van Gaal e ka transformuar në 12 muajt e fundit.


Por ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Di Maria, i cili u nënshkrua nga trajneri holandez gjatë periudhës së tij të harruar në Old Trafford, nuk është tifoz i tij.

di maria van gaal

Di Maria nuk ka hezituar ta cilësoj holandezin si trajnerin më të keq të karrierës.

“Problemi im në Mançester ishte trajneri. Van Gaal ishte trajneri më i keq që kam pasur ndonjëherë në karrierën time”, ka thënë fillimisht Di Maria për TYC Sports.

di maria van gaal 1

“Unë shënoja, asistoja dhe të nesërmen ai më tregonte pasimet e mia të gabuara”.

“Ai më hiqte nga një ditë në tjetrën, nuk i pëlqente që lojtarët të ishin më shumë se ai”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/

telegrafi sport app