LAJMI I FUNDIT:

Di Francesco: Merituam më shumë, Dzeko një projekt i rëndësishëm

Di Francesco: Merituam më shumë, Dzeko një projekt i rëndësishëm
MILAN, ITALY - JANUARY 21: AS Roma coach Eusebio Di Francesco looks on before the Serie A match between FC Internazionale and AS Roma at Stadio Giuseppe Meazza on January 21, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco, fajëson lëndimet për nivelin e dobët fizik të Romës në barazimin 1-1 ndaj Interit.

Zikaltrit ishin më të mirë në këtë takim, posaçërisht në pjesën e dytë, por kjo u arsyetua nga tekniku italian.

Di Francesco në intervistën pas ndeshjes (Foto: PremiumSport -Twitter)

“Kemi bërë një paraqitje të mirë për 65-70 minuta, pastaj skuadra humbi intensitetin dhe kisha pak opsione në mesfushë”, ka thënë Di Francesco për Mediaset Premium.


“Gabimi më i madh që kemi bërë është se nuk arritëm të mbyllim kundërshtarët mirë. Për fat të keq, nuk kisha opsione, kështu që bëra ato zëvendësime që kisha mundësi në mënyrë që të limitoja sulmet e tyre nga krahët. Interi shfrytëzoi gabimin tonë”.

“Nuk ishim të mbrehtë dhe gabuam shumë në pasime. Nëse shikon lojtarët në bankën rezervë kisha vetëm dy qendërmbrojtës, sulmues apo lojtarë të rinj”.

Spalletti: Santon nuk duhet t'i kërkojë falje askujt
Lexo po ashtu Spalletti: Santon nuk duhet t'i kërkojë falje askujt

“Largohemi me keqardhje, pavarësisht problemeve që kishim ne kemi udhëtuar këtu për tri pikë. Merituar më shumë, ashtu si në ndeshjen në shtëpi (Roma 1-3 Inter)”.

Roma ka shënuar vetëm katër gola në gjashtë ndeshjet e fundit, dhe me këtë rast Di Francesco u pyet se çfarë do të bënte në rast se Edin Dzekon kalon te Chelsea.

“Dzeko është një projekt i rëndësishëm, ndryshe nuk do startoja me atë. Nuk jam në krye të tregut të transferimeve, pra ato nuk janë pyetje për mua, mund të them vetëm se është lojtar i rëndësishëm”, ka shtuar tekniku italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Liga e Parë
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori