Bukuria është art. E tillë është muzika. E bukur dhe artistike vjen si dhuratë për vitin e ri këngëtarja e re, por tejet ambicioze që deri tani ka arritur të njihet me disa projekte atraktive. Vjen inspiruese me foto ekskluzive për Telegrafin, bukuroshja brune, Dhurata Ahmetaj.
Dhurata, përkundër faktit se je ende e re në skenën e muzikës shqiptare, suksesi yt ka qenë shumë i madh. Sa i vështirë ka qenë fillimi për ty?
Dhurata: Shumë i vështirë. Më pëlqen të jem realiste. Është shumë normale që çdo fillim i ka vështirësitë e veta, por sidoqoftë, puna e mirë dhe puna që bëhet me dashuri gjithmonë shpërblehet.
Si e vërejte talentin për muzikë për herë të parë dhe a është ëndrra për t’u bërë pop yll ajo që të ka shtyrë të punosh me këtë intensitet?
Dhurata: Unë kam kënduar shumë e vogël, kam marrë pjesë nëpër koncerte për fëmijë, nëpër ngjarje të ndryshme ku edhe jam vlerësuar si talente e vogël. Fati im ka qenë që kam pasur përkrahje nga familja dhe falë tyre sot jam duke i realizuar synimet dhe ëndrrat e mia.
Ke realizuar disa këngë dhe prej atyre më të suksesshme janë “Veç ty të dua”, “Më gënje”, “Prekja Jote” dhe “Stars Down”. Duke parë këngët që i përmendëm, a mund ta përkufizosh zhanrin të cilit i takon muzika që bën?
Dhurata: Është kryesisht zhanër RnB, megjithëse më edhe zhanri Pop është një pjesë të cilën nganjëherë e ndjej.
Cila prej këngëve të lartpërmendura të flen më shumë në zemër, me cilën personifikohesh?
Dhurata: Pa dyshim, kënga “Prekja Jote” është këngë e dashur për mua dhe është kënga e parë që ka tekst timin.
Ke lansuar së fundmi projektin me klip “Ama Veç Pak” në bashkëpunim me Presionin. Sa je e kënaqur me këtë projekt?
Dhurata: Jam shumë e kënaqur, duke pasur parasysh që në atë këngë dhe klip shihet një Dhuratë e transformuar në një stil më ndryshe dhe pavarësisht ndryshimit tim, publiku e pranoi edhe Dhuratën e tillë.
Kush përkujdeset për projektet dhe cilët janë bashkpuntorët e tu kryesorë? Kush janë njerëzit që qëndrojnë prapa suksesit tënd?
Dhurata: Pa diskutim që çelësi i sukseseve të mia është BleroEnt, që tani e tutje po zgjerohet e po shndërrohet në kompaninë muzikore Elephant. Është shumë e rëndësishme që një artist, në një treg të tillë muzikor, të menaxhohet nga njerëz të duhur si nga aspekti muzikor, ashtu edhe nga aspekti i imazhit. Që nga dita e parë e bashkëpunimit deri më tani ndihem e kënaqur dhe besoj se kështu do të vazhdoj të jetë gjithmonë.
E përmendëm se ke lansuar shumë këngë, por ende nuk ke album. Cilët janë planet e të ardhmes dhe kur do të lansosh albumin tënd debutues?
Dhurata: Jemi në finalizim të albumit dhe klipit tim të ri. Kemi punuar shumë, me shumë përkushtim dhe dashuri. Unë shpresoj që edhe këtë ta ndjej publiku dhe përkrahësit e mi. Kjo është më e rëndësishme për mua, që publiku ta gjej veten, e të ndihet mirë në projektet e mia.
Njihesh si një këngëtare seksi, një lloj simboli i bukurisë i gërshetuar me sens mjaft seksi prej një femre moderne. Kush përkujdeset për paraqitjet e tua skenike?
Dhurata: Zakonisht e bëj vet, duke u konsultuar me stilistë të ndryshëm. Më duhet të them se është fati im i mirë që kam një nënë që është shumë moderne dhe më ndihmon shumë.
Ka një muaj që ke realizuar fotosesionin me fotografin Veton Osmani dhe ka pasur raportime nëpër media se Dafina Zeqiri ju ka kopjuar në veshje. Çfarë mendon për këtë?
Dhurata: Mirëpres të gjithë ata që pëlqejnë dukjen time dhe ndoshta edhe pse jo edhe të inspirohen. Se nëse është kopje apo jo, nuk mund të jap një vlerësim profesional. Thjesht ndihem e kënaqur me fotosesionin dhe me karrierën time deri në këtë moment, gjërat tjera janë të parëndësishme. Mediat gjithmonë do të polemizojnë, është e kuptueshme.
Cila artiste shërben si inspirim për ty, natyrisht nga skena ndërkombëtare?
Dhurata: Definitivisht Rihanna.
Tashmë ke arritur të bësh bazën tënde të adhuruesve, si qëndron raporti yt me ata që duan muzikën e Dhuratën si këngëtare?
Dhurata: Në fakt, mendoj që jam shumë e afërt dhe e dashur për publikun. Jam Dhuratë për publikun tim.
Ku e sheh Dhurata veten pas 10 vitesh?
Dhurata: Me një karrierë të suksesshme, pranë njerëzve që më duan dhe i dua. Ndoshta edhe si nënë. Nuk jam e sigurt, haha.
Një mesazh nga Dhurata, për vitin e ri…
Dhurata: Urime viti i ri, besoj se 2014 do të jetë vit i sukseseve, dhuroni sa më shumë dashuri.
Ju faleminderit për intervistën, Telegrafi ju dëshiron suksese të mëtutjeshme në karrierë.
Dhurata: Ju faleminderit, gjithashtu ju dëshiroj suksese dhe mbajtjen e primatit si mediumi më i madh ‘online’. /Telegrafi/
Foto: Veton Osmani
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova
"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë