LAJMI I FUNDIT:

Dhunimi i 11 vjeçares në Prishtinë, kërkohet vazhdimi i paraburgimit për pesë të dyshuarit

Dhunimi i 11 vjeçares në Prishtinë, kërkohet vazhdimi i paraburgimit për pesë të dyshuarit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar që tu vazhdohet masa e paraburgimit, pesë të dyshuarave në rastin e dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.

“Referuar pyetjes suaj, ju njoftojmë se prokurori i çështjes ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtëve, në gjykatën kompetente”, tha Ulaj.


Në lidhje me këtë rast, aktualisht në paraburgim gjenden 12 persona për dy raste të ndara.

Rasti i parë dyshohet se ka ndodhur më 21 qershor dhe për rastin e dhunimit dhe shërbimeve seksuale janë arrestuar, D. Rr., 23 vjeçar, G.S., 25 vjeçar, B.S., 26 vjeçar, F.S., 22 vjeçar, M.S., 22 vjeçar dhe M.R., 21 vjeçar.

Rasti tjetër dyshohet se ka ndodhur më 27 gusht, ku janë arrestuar dhe dërguar në paraburgim 5 persona për dhunimin që dyshohet se ka ndodhur në një park të Prishtinës

Para pak ditëve, Prokuroria e Prishtinës ka njoftuar se është arrestuar edhe personi i 12-të në lidhje me këtë rast.

Për rastin në fjalë ka dhënë dorëheqje Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti. Dorëheqje kishte dhënë edhe Drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, Ali Gashi.

Në Prishtinë, Tiranë e Shkup u mbajtën protesta pas këtij rasti ku u kërkua mbrojtja e vazjave dhe grave. Protestuesit duke kërkuar drejtësi kundër viktimave të dhunës seksuale, dhe dënim për kryerësit e këtyre veprave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori