LAJMI I FUNDIT:

Dhuna në familje – arrestohet një femër për sulm ndaj nënës, dy të arrestuar tjerë për dhunë ndaj grave

Dhuna në familje – arrestohet një femër për sulm ndaj nënës, dy të arrestuar tjerë për dhunë ndaj grave
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar për tri raste të dhunës në familje në Kosovë në 24 orët e fundit.

Rastet e dhunës kanë ndodhur në Prishtinë, Prizren e Pejë.

Prishtinë 30.05.2022 – 22:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.


Prizren 31.05.2022-16:30.  Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare-bashkëshortes së tij, ku për pasojë lëndime të lehta kanë pësuar viktima dhe i dyshuari. Tretmani mjekësor u është ofruar të dyve, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pejë, 31.05.2022-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj anëtarëve të familjes. Dëshmitari mashkull  kosovar, djali i të dyshuarit, kishte dorëzuar policisë një pushkë gjysmë-automatike pasi ia kishte marrë të dyshuarit duke evituar rrezikun për lëndimin e ndonjë anëtari të familjes. Në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar edhe 36 fishekë, një karikator dhe 5 thika të ndryshme. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/

Sekuestrimi nga rasti në Pejë

Në trend Lajme

Më shumë
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
​KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

​KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori