LAJMI I FUNDIT:

Dhuna ndaj 3-vjeçarit nga pronarja e kopshtit, zbardhet dëshmia e babait

Dhuna ndaj 3-vjeçarit nga pronarja e kopshtit, zbardhet dëshmia e babait

Para dorëzimit të kërkesës për caktimin e masës ndaj pronares së kopshtit “Diren” Anjeza Shabani, prokurori i çështjes mori në pyetje edhe një herë babain e djalit 3-vjeçar të rrahur nga administratorja e kopshtit.

Ai ka lënë të kuptohet se djali i vogël demonstron shenja dhunimi e agravimi prej 6 muajsh. Të dy prindërit e fëmijës së dhunuar u pritën dje edhe në Prokurorinë e Përgjithshme në zyrën për mbrojtjen e viktimave të dhunës.

Kjo zyrë po shqyrton mundësinë e ofrimit të mbështetjes psikologjike për fëmijën e dhunuar.


Grupi i hetimit theksoi dje se, pasi kanë parë regjistrimet e kamerave, babai i djalit dhe bashkëshortja janë traumatizuar.

“Djali është agravuar për një periudhë 6- mujore, ka trauma, çdo natë zgjohet mbi 10 herë duke qarë dhe goditur veten në kokë, madje qëllon edhe prindërit, duke manifestuar dhunën që ka përjetuar”, ka dëshmuar në Prokurori babai i 3-vjeçarit.

Burime nga organi i akuzës kanë thënë se administratorja e kopshtit, Anjeza Shabani, rrezikon edhe akuza të tjera penale që kanë të bëjnë me shmangien e detyrimeve tatimore dhe kryerjen e aktivitetit të palicencuar.

Pamjet e dhunës ndaj fëmijës po transmetoheshin në emisionin “Stop” në TV Klan, Prokuroria e Tiranës urdhëroi nisjen e hetimeve kryesisht. Brenda pak orësh u mblodhën provat kryesore dhe u nxor urdhri i ndalimit ndaj shtetases Anjeza Shabani, administratore e kopshtit që nuk ka licencë, shkruan Panorama.

Prokuroria e Policia kanë marrë në pyetje edhe punonjëse të tjera të kopshtit, që kanë pranuar dhunën ndaj fëmijës, por kanë thënë se kanë pasur frikë të denoncojnë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori