Lista e perimeve më të shëndetshme mund t’ju ndihmojë të humbni kilogramët e tepërt, të mundni sëmundjet, t’i parandaloni dhe të bëheni shumë më të shëndetshëm. Si e dimë ne këtë gjë? Kështu kanë treguar hulumtimet.
Ndërsa ju vetëm duhet të zgjidhni prej 5 deri 6 nga lista çdo ditë. Pse? Sepse, të gjithë, duke filluar nga nëna e deri të shkencëtarët botërorë më me nam, në mënyrë të vazhdueshme pohojnë që duhet të hamë sa më shumë perimet. Sido që të jetë, është fakt që shumica e njerëzve nuk i ha as tri lloje të perimeve në ditë, nga pesë apo më shumë që rekomandohen.
Pasi që shumica e perimeve përmbajnë shumë pak kalori dhe shumë përbërës ushqyes, në vazhdim ju sjellim listën e atyre më kualitative në këtë aspekt – është koha që këtë listë ta keni në mendje çdo ditë.
1. Brokoli, karfioli, lakra e Brukselit, lakra e gjelbër dhe e kuqe – janë përplot me përbërës që parandalojnë plakjen, kancerin dhe forcojnë imunitetin. Po ashtu përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminave C dhe K, kaliumit, kalciumit, hekurit dhe acidit folik. Rekomandohet që të konsumohen të papërpunuara ose të ziera pak lehtësisht në avull.
2. Karota – mbron nga kanceri dhe është jashtëzakonisht e dobishme për ruajtjen e shikimit për shkak të shumë karotenëve dhe vitaminës A. Po ashtu është burim i shkëlqyeshëm i vitaminave B, C dhe K, fibrave (kur është e pagatuar), kaliumit, magnezit dhe acidit folik. Lërini në sallata ose hajini në mes vakteve.
3. Perimet me gjethe ngjyrë gjelbër të mbyllët – Mund të përgatiten lehtë duke i zier në avull ose në supa, tavë dhe musaka. Sallata e gjelbër dhe cikorja janë më të ushqyeshme në sallata dhe në sandviçë. Janë ta pasura me hekur, kalium, kalcium, karoten dhe vitamina B, C, E dhe K. Këtu bëjnë pjesë lakra jeshile, spinaqi, majdanozi, sallata gjelbër, cikorja, radhiqja..
4. Domatet – Përplot me karoten, likopen dhe vitamina C, të përshtatshme si mesvakt, në sandviçë, supa ose me pasta.
5. Fasulja dhe bizelja – Më të pasur me proteina se perimet tjera. Qoftë kur janë të thara, konservuara, të pjekura lehtësisht (soja) të avulluara lehtas (soja) ose kur hahen të pagatuara, përmbajnë shumë fibra, kalcium, acid folik, hekur, magnez dhe kalium. Mund të përgatiten në supa, salca, në kombinimin me spec djegës ose të hahen vetë. Përfshijnë fasulen, bishtajën, bizelen…
6. Shpargu – fibra, kalium, vitamina A, C, K dhe B kompleks – veçanërisht B dhe acid folik. Me vetëm 4 kalori për kërcell, shpargu i zierë lehtë në avull është shujtë shumë e shëndetshme, dhe po ashtu edhe shtesë e shkëlqyeshme e cila do të ndihmojë gjatë dobësimit, inflamacionit dhe depresionit.
7. Qepa, hudhra – antibiotikët natyrorë që forcojnë imunitetin, zvogëlojnë inflamacionin dhe luftojnë kundër të gjithë llojeve të infeksioneve, përcjell Koha.net. Më së shumti janë të ushqyeshme kur hahen në sallata ose në formë te shtesave dhe mëlmesave të shëndetshme për shumë gjella.
8. Patatja – e pasur me karoten, vitaminën A, B6, C , kalium, hekur dhe fibra –është e shkëlqyeshme kur piqet, ose kur piqet me lëkurë (por pa gjalpë dhe mish) ose kur përdoret në supa, të ziera ose tavë.
9. Speci i freskët – burim i shkëlqyeshëm i kaliumit, magnezit, fibrave dhe vitaminave A, B, C dhe K. Janë shtesa të shijshme për sallata. Mund t’i zgjidhni nga e gjithë paleta me ngjyra: gjelbër, verdhë, portokalltë dhe kuqe.
10. Kungujt – të pasur me karotën, vitaminat A dhe C, kalium, magnez, fibra, si shujtë e veçantë ose shtesë për shumë gjella. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi