Dhjetë momentet më të mira të Messit te Barcelona: Nga kontrata në pecetë deri tek prekja e qiellit me golat, sukseset dhe trofetë e tij
Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi ka kërkuar që të largohet pas 20 vjetësh në klub, ku ka shënuar 634 gola në 731 ndeshje, duke fituar 33 trofe.
Këtë të martë, Lionel Messi tronditi botën e futbollit me lajmin se ai i komunikoi klubit të Barcelonës, dëshirën të largohet nga klubi.
“La Pulga”, e nisi karrierën në Newell’s, ndërsa si 13 vjeç kaloi te Barcelona, ku pas 20 vjetëve me 33 tituj dhe 634 gola të shënuar, duke fituar gjashtë “Topa të Artë” dëshiron të shkojë diku tjetër.
Më poshtë i gjeni 10 momentet më të bukura të tij të kaluara deri tani te Barcelona, shkruan Telegrafi.
Arritja: Kontrata në pecetë
Në shtator të vitit 2000, pas pesë vitesh ku kishte luajtur me moshat në vendlindje Messi largohet me babanë e tij Jorge për në Spanjë.
Ai kërkonte: futboll dhe fizik, pasi ata e paguanin trajtimin hormonal që i duhej. Një provë e shkurtër ishte i mjaftueshëm, shkruan Telegrafi. Më 14 dhjetor, nën kërcënimin për të shkuar në një klub tjetër, përfshirë Real Madridin, sekretari teknik i atëhershëm Carles Rexach, shoku i ngushtë Horacio Gaggioli dhe Leo nënshkruan një kontratë simbolike dhe të improvizuar që ndryshoi historinë e klubit përgjithmonë. Ku? Në një pecetë.
Debutimi dhe loja me Ronaldinhon
Më 16 tetor 2004, ekipi i parë kishte shumë lëndime, ndësa Messi kishte treguar vetën në kateogritë e reja duke shënuar 105 gola në 107 ndeshje. Ai hyri në lojë në moshën 17 vjeç në vend të Decos në derbi kundër Espanyol.
Në fund të këtij sezoni, më 1 maj 2005 kundër Albacete në La Liga, ai mori pasim nga Ronaldinho dhe shënoi mbi portierin.
https://www.youtube.com/watch?v=pc6MksjIzl8
Goli “All Maradona”
Më 18 prill 2007, Barcelona priti Getafe në Camp Nou për ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Copa del Rey. Messi ishte autori i dy nga pesë golat në fitoren 5-2. E para erdhi pas 29 minuta në pjesën e parë, kur ai rrëmbeu topin nga krahu i djathtë dhe ‘kopjoi’ Diego Armando Maradonan që kishte bërë ndaj Anglisë në Kupën e Botës 1986 në Meksikë . Ai nuk ndaloi derisa shënoi. Ai gol u zgjodh si më i miri në historinë e Barçës.
Het-triku i parë ndaj Barcelonës
Më 10 mars 2007, në moshën vetëm 19 vjeçare, Messi po luante El Calsicon e parë kundër “Los Merengues”. Ndeshja u mbyll 3-3, por argjentinasi shënoi het-trik.
Shenja në historinë e Barcelonës
2009 ishte viti më i mirë në historinë e Barcelonës, pasi u arrit një moment historik dhe unik për klubin në mbarë botën. Skuadra udhëhiqej nga Pep Guardiola, ndërsa fituan absolutisht gjithçka ku luajgën: La Liga, Copa del Rey, Ligën e Kampionëve, Superkupën Spanjolle, Superkupën Evropiane dhe Kupa e Botës për Klube. Të gjitha me Lionel Messin si një figurë kryesore dhe golashënues i shkëlqyeshëm.
Goli me kokë, goli i tij i preferuar
Më 27 maj 2009, Barcelona mposhti Manchester United 2-0 në Stadiumin Olimpik në Romë në finalen e Ligës së Kampionëve . Leo, i cili tashmë kishte fituar trofeun kontinental në vitin 2006, por me pak pjesëmarrje në ekipin e parë, ishte një figurë kundër “Djajve të Kuq”. Xavi Hernández harkoi në zonë në atë ndeshje dhe Leo u ngrit në ajër dhe me kokë shënoi në portën e Edëin Van der Sar. Vite më vonë, ai e zgjodhi atë si golin e tij të preferuar.
Rekodet e golave
Ku u kthye në sulmues, Messi shpejt u bë golashënuesi më i mirë në botë. Pep Guardiola ishte në gjendje të shfrytëzonte ne atë rol dhe kulmin e arriti në vitin 2012, me 91 gola gjatë gjithë vitit, 18 në Kombëtaren argjentinase dhe 73 me Barcelonën në 60 ndeshje, një mesatare prej 1.22 gola për ndeshje.
Nga viti 2009 e deri në ditët e sotme, ai asnjëherë nuk ka rënë nën 30 gola në një sezon. Ai është golashënuesi më i mirë në histori të klubit, pasi ka më shumë se 400 gola se sa César Rodríguez, i dyti. Ai është gjithashtu sulmuesi më i mirë në La Liga. 731 ndeshje, 634 gola.
Shkëlqimi në Santiago Bernabéu
Një nga ditët më të paharrueshme për Messin ishte 17 prill 2011. El Clasico më e rëndësishme kundër Real Madrid ishte në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve atë vit.
Ndeshja e parë ishte në kryeqytetin spanjoll, në “Santiago Bernabéu”, ku ‘La Pulga’ shkëlqeu si kurrë më parë.
Ai fillimisht shënoi pas një asistimi të Ibrahim Afellay për 1-0. Ajo që do të mbahet mend gjatë ishte goli i dytë ku kalon katër lojtarë dhe shënoi për 2-0.
Me atë fitore Barca kalon në finale dhe pastaj fiton ndaj Manchester United (3-1).
https://www.youtube.com/watch?v=ex1u0iDQNOw
Lavdia e Berlinit dhe MSN-së
Pas zhgënjimit kur humbi në finale të Kupës së Botës në Brazil në 2014 me Kombëtaren e Argjentinës, Messi filloi një sezon tjetër historik. Me ardhjen e Luis Suárez dhe tashmë me Neymarin në ekip, ata formuan një trident sulmi që u bë i njohur si “MSN” nga inicialet e tyre.
Ata arritën edhe njëherë kurorën e trefishtë. Në Ligën e Kampionëve ata mposhtë 3-1 Juventusin në Berlin me Luis Enrique si trajner.
Kapiten, mjeshtër, ‘zot’
Në vitin 2014, Carles Puyol njoftoi pensionimin e tij nga futbolli profesional dhe si kapiten i Barcelonës. Trashëgimtari ishte Xavi Hernández, i cili luajti një sezon dhe shkoi në Katar, kështu që Andrés Iniesta mori komandën. Për tre vjet, truri mbante shiritin deri sa emigroi në futboll në Japoni në vitin 2018. Nga ajo ditë, Lionel Messi ishte kapiteni i Barçës.
Fitorja e gjashtë e tij për ‘Topin e Artë’ dhe 700 gola
Sezoni i fundit i Barcelona ishte larg nga më të mirët. Ai nuk fitoi asnjë trofe dhe në fund u poshtërua nga Bayern Munich në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve me një rezultat 8-2. Por në fund të vitit 2019 ai fitoi Topin e Artë për herë të gjashtë në karrierën e tij, një moment historik dhe unik për një futbollist.
Përveç kësaj, ai e kishte fituar edhe në vitet 2009, 2010, 2011, 2012 dhe 2015.
Kundër Atlético Madrid ai shënoi golin e tij të 700-të në karrierë, 70 prej tyre me Kombëtaren argjentinase. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë