Site icon Telegrafi

Dhjetë lojtarët me më shumë trofe të fituar në shekullin XXI – Messi i treti, Ronaldo i shtati

Lionel Messi fitoi trofeun e tij të parë të madh me Argjentinën fundjavën e fundit, pasi mposhten Brazilin me rezultat 1-0 në finale.

Vendi i super yllit të Barcelonës siguroi një fitore 1-0 ndaj Brazilit në finalen e Copa America 2021 falë një goli në pjesën e parë nga Angel Di Maria.

Ishte një mbrëmje emocionuese për Messin dhe vendin e tij të dashur, pasi i dha fund pritjes së tyre të zymtë në finalet e turneve të mëdha ndërkombëtare.

Lexo po ashtu Argjentina kampion në Copa America, Messi merr trofeun e parë me kombëtare

Para suksesit të tyre në Maracana Stadium në Rio de Janeiro, Argjentina kishte humbur katër finalet e tyre të fundit, përfshirë tre në tre vjet midis 2014 dhe 2016.

Por, thatësira e trofeve më në fund ka përfunduar dhe triumfi i fundit i kombit të Amerikës së Jugut ishte titulli i 38-të i karrierës së pabesueshme të Messit.

Messi me trofeun e tij të 38-të

Kjo do të thotë që 34-vjeçari tani është i treti në listën e lojtarëve me më shumë trofe të fituar në shekullin 21.

Lexo po ashtu “Sa çmenduri e bukur, e mahnitshme”, reagimi i Messit pasi fitoi Copa America

Messi tani është tre trofe larg rivalit të tij të përjetshëm Cristiano Ronaldo dhe është vetëm katër larg nga barazimi me totalin e Dani Alvesit, i cili aktualisht zë vendin e parë si lojtari më i trofeshëm në histori.

Më poshtë keni listën me dhjetë lojtarët më të trofeshëm të shekullit 21 sipas Transfermarkt:

10.Zlatan Ibrahimovic – 32 trofe

9.Arjen Robben – 32 trofe

8.Sergio Busquets – 34 trofe

7.Cristiano Ronaldo – 35 trofe

6.Gerard Pique – 37 trofe

5.Hossam Ashour – 37 trofe

4.Maxwell – 37 trofe

3.Lionel Messi – 38 trofe

2.Andres Iniesta – 39 trofe

1.Dani Alves – 42 trofe

/Telegrafi/

Exit mobile version