Më poshtë do të njiheni me disa rekomandime të pediatërve të huaj mbi përballimin e valës së të nxehtit nga fëmijët tuaj gjatë kësaj vere.
Këto ditë temperaturat arrijnë mbi 36 gradë Celsius. Ndaj, kujdes të veçantë duhet të tregoni për fëmijët. Më poshtë janë disa informacione të dobishme…
“Goditja” nga i nxehti
“Goditja” nga i nxehti është një lloj gjendje e plogësht e shëndetit, e cila mund të shfaqet me simptoma pak a shumë intensive për shkak të rritjes së papritur të temperaturës së trupit në stinën e verës. Është një e “keqe”, e cila më së shumti prek fëmijët.
Shkaqet
Shkaktarët e kësaj gjendjeje janë tre: temperaturat e larta, niveli i madh i lagështisë dhe ajrosja e paktë. Shkaku kryesor i goditjes nga i nxehti qëndron në kombinimin e nxehtësisë dhe të lagështisë. Ndër të tjera, ekspozimi direkt në rrezet e diellit, mund të shkaktojë djegie të shkallës së parë apo të dytë.
Simptomat
Simptomat që karakterizojnë këtë gjendje të keqe të shëndetit gjatë stinës së verës janë të ndryshme dhe mund të manifestohen me intensitet: vjellje, dhembje koke, rritje temperature, dhembje barku, lodhje, plogështi dhe madje edhe nervozizëm. Një vëmendje edhe më e madhe duhet t’i kushtohet atyre fëmijëve me patologji kronike, sepse ka të ngjarë të përjetojnë një shkallë më të madhe të tyre kur temperaturat janë tepër të larta.
Si të veproni në rast të një goditjeje nga i nxehti
Çojeni fëmijën në një ambient nën hije dhe të ajrosur. Ky është hapi i parë që duhet të bëni nëse i vogli shfaq simptomat e kësaj patologjie le të themi. Nëse manifeston shenja plogështie, shtrijeni fëmijën në një pozicion të atillë që këmbët të jenë më të ngritura dhe i jepni ndonjë lëng frutash jo shumë të ftohtë, me ngadalë. Nëse temperaturën e ka më të lartë se 38 gradë, jepini një ilaç kundër uljes së saj, si për shembull një paracetamol ose një ibuprofen. Nëse fëmija juaj nuk përmirësohet, atëherë ju këshillohet të shkoni në urgjencë.
Çfarë duhet t’i jepni fëmijës për të ngrënë
Me rritjen e temperaturave duhet të ulni marrjen e kalorive, në veçanti atë nga ushqimet me yndyrë; është mirë që fëmijës suaj t’i jepni karbohidrate të thjeshta e të cilat janë lehtësisht të tretshme. Sallata, lulet e freskëta të kungullit të njomë, patëllxhani, specat dhe domatet janë vetëm disa nga ushqimet më të shëndetshme për t’u konsumuar në muajt e nxehtë. Te perimet gjenden shumë kripëra minerale (kalcium, hekur, fosfor, magnez dhe kalium), vitamina (A, C, B1, B2, B12, E), ujë dhe fibra.
Rregullat për të parandaluar goditjet nga i nxehti
1- Mos e nxirrni fëmijën për të bërë aktivitet fizik ose sportiv në orët më të nxehta të ditës
2- Mos e ekspozoni kurrë në diell në oraret më të rrezikuara (nga ora 11:00 deri në 17:00)
3- Ajrosni sa më shumë ambientin, duke përdorur qoftë edhe një ventilator. Por mund të ndizni edhe kondicionerin, por duke e graduar në temperaturën normale për pak minuta (23-24°).
4- Vishini fëmijës suaj rroba të lehta (lino ose pambuk)
5- Visheni me ngjyra të çelëta, të cilat nuk i thithin rrezet e diellit
6- Në diell fëmijën ekspozojeni shumë pak dhe vetëm pas vitit të parë të lindjes. Rrezet e diellit janë shumë të dobishme pasi nxisin prodhimin e vitaminës D, por ekspozimi duhet të bëhet në mënyrë graduale
7- Mos harroni asnjëherë që të përdorni kremra kundër diellit me mbrojtje të lartë
8- Freskojini shpesh kokën ose të gjithë trupin me ujë në një temperaturë normale
9- Rritini hidratimin për të zëvendësuar lëngjet e humbura nëpërmjet djersitjes. Në rast të vapës së madhe, të dobishme mund të jenë edhe pijet të cilat përmbajnë kripëra minerale
10- Përdorni një regjim ushqimor të pasur me fruta dhe perime.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Urthi, një nga problemet më të zakonshme gjatë shtatzënisë: Ç'duhet të bëni për ta parandaluar
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës