Më 2 gusht të vitit 1934 Adolf Hitler u bë udhëheqësi i Gjermanisë, duke krijuar diktaturën më të keqe të historisë. Për figurën dhe propagandën e tij të zezë thuajse është thënë gjithçka. Por ka ende disa aspekte jo shumë të njohura rreth jetës së tij.
1 – Mustaqet?
Mustaqe katrore dhe flokët e lëpira anash. Ishin këto detajet identifikues të pamjes së Adolf Hitlerit. Por ky stil në fakt nuk ishte një zgjedhje personale. Që i ri ai i mbante mustaqet e gjata. Kur u bashkua me ushtrinë (gjatë Luftës së Parë Botërore) u detyruara t’i priste. Por pas ushtrisë u kthye sërish në origjinë duke ndjekur modën e kohës.
2 – Paraardhësit e tij ishin hebrenj?
Ishte Hitleri një hebre? Çështja është e diskutueshme. Në të kaluarën supozohej se babai i Hitlerit, Alois, ishte djali i jashtëligjshëm i një vajze të quajtur Maria Schickelgruber dhe një hebreu. Për të vërtetuar këtë paradoks historik është një studim i fundit belg që shqyrtoi ADN-në në mostrat e pështymës së 39 të afërmve të diktatorit. Studimi, në fakt, nuk tregoi se Hitleri ishte hebre, por konfirmoi, nëse është akoma nevoja se miti i racës ariane ishte totalisht pa asnjë bazë.
3 – Një tren special (në fakt dy)
Duke qenë se ishte i apasionuar pas makinave, Hitleri u detyrua shpejt të angazhohej me transportin me tren. Ai kërkonte ndërtimin e një treni të shpejtë dhe të sigurt. Në fund të viteve ‘30 ai ngriti Fuhrersonderzug një tren të veçantë. Në fakt trenat e diktatorit ishin dy, i pari u përdor në kohë paqeje dhe i dyti në kohë lufte. Ata ishin të blinduar dhe luksozë.
4 – Misteri i testikujve
Hitleri kishte vetëm një testikul? Sipas këngëve që këndonin ushtarët britanikë në Luftën e Dytë Botërore, padyshim që po. Por këtë e ka thënë edhe një mjek ushtarak që trajtoi Adolf Hitlerin kur ishte i ri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Thuhet se ai u dëmtua në testikuj nga një predhë gjatë betejës së Somne në Francë (Lufta e Parë Botërore), por historiani britanik Thomas Weber, i bazuar në dokumente të pabotuara, dyshon se Hitleri ishte në vijën e frontit në atë betejë.
5 – Një kukull për ushtarët
Duke mos duruar dot idenë që ushtarët e tij në Francë të përzienin gjakun e tyre me prostitutae vendase, në vitin 1941, Hitler planifikoi prodhimin e një kukulle të veçantë që do të përmbushte dëshirat e ushtarëve të tij. Ajo ishte flokëverdhë dhe sy blu, 176 cm e gjatë, me gjinj të mëdhenj. Pra, një grua e përsosur ariane.
6 – Admirues i seksit ekstrem
Pornografia dhe sadomazokizmi ishin në bazën e fantazive seksuale të Hitlerit. Të paktën kështu tregon mbesa Geli Raubal, që vrau veten në vitin 1931 pas një lidhjeje me xhaxhain. Ajo rrëfeu se xhaxha Adolfi e detyronte të pozonte nudo në pozicione të pahijshme, dhe më pas e gjuante në trupin e zbuluar me kamxhik. Disa mjekë më vonë kanë dëshmuar se diktatori injektonte testosterone për të rritur fertilitetin.
7 – Adhurues i King Kong
Përveç pikturës, përcjell GSH, Hitleri vlerësonte dhe artin e filmit. Ai posedonte dhoma të shumta private, ku kishte shpesh të ftuar për të parë filma. Aktorja e tij e preferuar ishte Greta Garbo, ndërsa aktori që urrente më shumë ishte Charlie Chaplin, i cili në vitin 1940 ironizoi diktatorin në një film komik.
8 – Syze? Jo faleminderit
Hitleri nuk kishte atë që quhet “sy shqiponjë”, por as me syze nuk dëshironte të lexonte. Për këtë ai ndërtoi një makinë shkrimi të veçantë me të cilën deshifronte çdo dokument të rezervuar për të. Për të syzet ishin një shenjë dobësie.
9 – Fanatik i ëmbëlsirave
Për shkak të dietave të shumta, ku atij i privohej alkooli dhe mishi, vetëm diçkaje ai kurrë nuk i thoshte jo: ëmbëlsirave. Ai kishte një pasion të vërtetë për çokollatat dhe kremin. Por ky pasion i solli problem të dukshëm në dhëmbët e tij. Diktatori i patrembur Adolf Hitler sillej si një fëmijë përpara dentistit të besuar, Johannes Blaschke. “E bënte të vdiste vetëm ideja e uljes në karrigen, imagjinoni më tej”, ka rrëfyer dentisti i tij.
10 – Një talent, por për publicitet
Në shkollë, Hitleri ishte një “gomar” i vërtetë, madje dhe shkrimet e tij ishin të mbushura me gabime gramatikore. Sa për karrierën e tij në pikturë eci në fushën e publicitetit. Në Vjenë ai pikturonte postera për të reklamuar produkte të llojeve të ndryshme. Sipas disa historianëve, Hitleri i përsosi njohuritë e ligjeve të komunikimit, që iu bënë më pas të dobishme gjatë marrjes së pushtetit, kur “produkti” që i duhej reklamim ishte nazizmi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Menduan se do të shohin peizazhet piktoreske me borë, zhgënjehen vizitorët me fshatin kinez – e kishin mbuluar me pambuk e rërë të bardhë

Amerikani thyen një rekord botëror me koleksionin e tabelave rrëshqitëse

Peshku i “kiametit” gjendet në plazhin e Ishujve Kanarie, parashikon se ‘diçka e keqe do të ndodhë’ – ndjellë panik dhe frikë te banorët

Abu Dhabi godet hedhjen e mbeturinave – gjobat deri në rreth 1,000 euro

Gjarpri i dytë më helmues në botë gjendet brenda lavatriçes së një familjeje në Australi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës