LAJMI I FUNDIT:

Dha 300 euro ryshfet për t’u pajisur me patentë shofer, i akuzuari dënohet me një vit burg me kusht dhe 1 mijë euro gjobë

Dha 300 euro ryshfet për t’u pajisur me patentë shofer, i akuzuari dënohet me një vit burg me kusht dhe 1 mijë euro gjobë

Të premten në Gjykatën Themelore në Mitrovicë u shqiptua dënimi me një vit burgim me kusht dhe 1000 euro gjobë, ndaj Hasan Selimit, i cili ka pranuar fajësinë për veprën penale “Dhënie ryshfeti”.

Nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, për veprat penale dhënie e marrje ryshfeti dhe falsifikim të dokumentit zyrtar në të njëjtin akt akuzues me Hasan Selimin, ngarkohen edhe Vlora Ibrahimi, Donika Sylejmani dhe Kujtim Shaqiri, ku për këtë të fundit është veçuar procedura që në nëntor 2021, ndërsa për dy të akuzuarat Ibrahimi dhe Sylejmani nga gjyqtari i rastit Radosllav Markoviq u veçua procedura të mërkurën gjatë shqyrtimit gjyqësor në të cilin munguan dy të lartpërmendurat.

Propozimi për veçimin e procedurës ndaj të akuzuarit Selimi, u dha nga vetë gjyqtari Markoviq për qëllime të efikasitetit të procedurës, ndërsa për të akuzuarat Vlora Ibrahimi dhe Donika Sylejmani, që nuk ishin prezente në seancë, u lëshua përsëri urdhëresë për sjellje me detyrim, raporton “Betimi për Drejtësi”.


Ndryshe, gjyqtari Markoviq shqiptoi dënimin me një vit burgim me kusht, dënim ky që nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari në afat prej 2 viteve nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit nuk do të kryej ndonjë vepër tjetër penale, të natyrës së njëjtë apo më të rëndë.

Në të njëjtën kohë të akuzuarit iu shqiptua dënim me gjobë prej 1000 eurove.

Dënimin me gjobë prej 1000 eurove i pandehuri është i obliguar ta paguaj në afat prej 15 ditëve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Nëse i akuzuari nuk e paguan dënimin me gjobë prej 1000 eurove, gjykata do ta zëvendësojë dënimin me gjobë në dënim me burgim, nga ku çdo ditë e kaluar në burg do të llogaritet 20 euro.

Tutje, i pandehuri u obligua që në emër të paushallit gjyqësor të paguaj vlerën prej 50 eurove, e shumën e njëjtë u obligua që ta paguaj edhe në emër të fondit të kompensimit të viktimave në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Në arsyetimin e aktgjykimit, gjyqtari Markoviq theksoi se dënimi më një vit burgim me kusht, e i cili  dënim nuk do të realizohet nëse i akuzuari në periudhë prej 2 viteve nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit nuk do të kryej ndonjë vepër tjetër penale, i është shqiptuar duke marrë parasysh faktin se që nga fillimi, me dhënien e deklaratës në polici, i akuzuari e ka pranuar fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohet.

Tutje, gjykatësi Markoviq theksoi se përkundër faktit që i akuzuari është shfrytëzues i ndihmës sociale, i njëjti ka pasur mjete për të dhënë ryshfet, dhe pikërisht për këtë shkak gjykata ka vendosur për shqiptimin e dënimit me gjobë me lartësi prej 1000 eurove.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Mitrovicë më 9 qershor 2021, kishte ngritur aktakuzë kundër Hasan Selimit, Vlora Ibrahimit, Donika Sylejmanit dhe Kujtim Shaqirit.

Sipas dispozitivit të parë të aktakuzës, Hasan Selimi po akuzohet se nga fundi i muajit tetor të vitit 2016, i ka dhënë para në vlerë prej 300 euro personit zyrtar me qëllim që i njëjti të mos e kryejë veprimin zyrtar të cilin duhej ta kryente.

Në trend Lajme

Më shumë
Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje trilaterale për mbrojtjen

Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje trilaterale për mbrojtjen

Lajme
Vdekja e dy vajzave në aksidentin në Ranillug, Kurti shkon për ngushëllime te familjet Basha dhe Thaqi

Vdekja e dy vajzave në aksidentin në Ranillug, Kurti shkon për ngushëllime te familjet Basha dhe Thaqi

Lajme
Qytetarë të shumtë bëjnë homazhe për Haxhi Thaçin

Qytetarë të shumtë bëjnë homazhe për Haxhi Thaçin

Lajme
Hoti i pakënaqur me rezultatin e partisë në zgjedhje: LDK ka nevojë për lidership të ri

Hoti i pakënaqur me rezultatin e partisë në zgjedhje: LDK ka nevojë për lidership të ri

Lajme
Marrëveshja Kosovë, Shqipëri e Kroaci - Maqedonci: Nuk është kërcënim, por mesazh për ata që kërcënojnë rajonin

Marrëveshja Kosovë, Shqipëri e Kroaci - Maqedonci: Nuk është kërcënim, por mesazh për ata që kërcënojnë rajonin

Lajme
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia sot nënshkruajnë marrëveshje në fushën e mbrojtjes – këto janë pikat kryesore të bashkëpunimit

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia sot nënshkruajnë marrëveshje në fushën e mbrojtjes – këto janë pikat kryesore të bashkëpunimit

Siguri
Kalo në kategori