Please enter at least 3 characters.

Devolli Corporation i gatshëm për kontroll të cilësisë së miellit

2016/01/devolli-e1424449266789.jpg

Devolli Corporation mirëpret iniciativat shtetërore për kontroll të cilësisë.

Kjo kompani “mirëpret inciativën e Kryeministrit Isa Mustafa për themelimin e një komisioni të pavarur me profesionistë të fushës të cilët do të marrin mostra për analizë në mënyrë të pavarur”.

Devolli Corporation e shpreh gatishmërinë për bashkëpunim me institucionet shtetërore që kontrollojnë cilësinë dhe kualitetin e ushqimit, qoftë edhe edhe nga ndërkombëtarët.

“Ne mbesim besnik ndaj konsumatorëve vendor dhe të huaj, dhe do të jemi gjithmonë të përgjegjshëm ndaj tyre dhe gjeneratave të ardhshme”, shkruan në njoftimin e Devolli Corporation.