I sapo transferuari te Milanit, Gerard Deulofeu, ka folur për aventurën e re te klubi italian.

Spanjolli ka thënë se në Serie A skuadrat preferojnë futbollin taktik dhe shpreson të luajë në sa më shumë takime.


“Në Serie A ka shumë ekipe të forta, veçanërisht nga pikëpamja taktike. Jam i lumtur për dy ndeshjet e para, shpresoj të bëjë mirë në ndeshjet e ardhshme”.

“Roli? Për mua gjëja më e rëndësishme është të luaj. E kam fjalën të luaj normalisht, por sa i përket rolit mund të luaj në të majtë, sepse aty kam më shumë mundësi të bëjë gola dhe asistime”, ka thënë Deulofeu. /Telegrafi/

telegrafi sport app