LAJMI I FUNDIT:

“Detyruan me forcë të kryenin shërbime seksuale për klientë” – Prokuroria kërkon paraburgim për dy të dyshuarit për trafikim

“Detyruan me forcë të kryenin shërbime seksuale për klientë” – Prokuroria kërkon paraburgim për dy të dyshuarit për trafikim

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka kërkuar nga  Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarve E.S.,- Lipjan dhe V.H.,- komuna Ferizaj, për shkak të dyshimit të veprës penale “Trafikimi me njerëz”.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se muaji gusht i vitit 2024 e deri  me datën 15.03.2025, në magjistralen Ferizaj-Prishtinë  të pandehurit në bashkëkryerje me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, në vazhdimësi, marrin pjesë në trafikimin e njerëzve.

“E pandehura V.H., në koordinim të plotë edhe me të pandehurin E.S., përmes kanosjes apo përdorimit të forcës, duke bashkëpunuar me pronarin faktik të villave, sipas kërkesave të klientëve të tyre iu ofrojnë femra për shërbime seksuale, saktësisht duke u siguruar të njëjtave klientë të ndryshëm me të cilët bën marrëveshje që të kryejnë marrëdhënie seksuale në këmbim të parave, e të cilat para të pandehurit i përvetësojnë për vete, me këtë kishin për të kryer veprën penale në bashkëkryerjeje  dhe në vazhdim “Trafikimi me njerëz” nga neni 165 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 dhe nenin 77 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.


Dyshohen se trafikuan katër viktima - arrestohen dy persona në Ferizaj
Lexo po ashtu Dyshohen se trafikuan katër viktima - arrestohen dy persona në Ferizaj

Të pandehurit që nga data 15 Mars 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur.

Ndryshe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, njoftoi të dielën se kishte arrestuar dy të dyshuarit, pasi që dyshohet se kanë trafikuar katër viktima femra kosovare, duke kryer veprimtari të kundërligjshme dhe transportim e tyre me qëllim shfrytëzimi dhe përfitimi për veten e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Muhaxheri dorëzon mandatin, kush pritet ta zë vendin e tij si deputet i ardhshëm i LDK-së?

Muhaxheri dorëzon mandatin, kush pritet ta zë vendin e tij si deputet i ardhshëm i LDK-së?

Lajme
Nga grabitja e armatosur në Prishtinë, dërgohet në emergjencë edhe i plagosuri i dytë, Syla: Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë

Nga grabitja e armatosur në Prishtinë, dërgohet në emergjencë edhe i plagosuri i dytë, Syla: Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë

Lajme
Gruaja e këngëtarit që humbi jetën në diskotekën e Koçanit: Shteti ka qenë jo-human ndaj meje gjatë ditës së djeshme dhe nuk është e vërtetë se bendi i solli fishekzjarret

Gruaja e këngëtarit që humbi jetën në diskotekën e Koçanit: Shteti ka qenë jo-human ndaj meje gjatë ditës së djeshme dhe nuk është e vërtetë se bendi i solli fishekzjarret

Kronikë e Zezë
Grabitja e armatosur në Prishtinë ku u plagos një person, deklarohen nga Prokuroria

Grabitja e armatosur në Prishtinë ku u plagos një person, deklarohen nga Prokuroria

Lajme
Tensionohet protesta në Koçan, protestuesit të revoltuar gjuajnë me vezë në drejtim të godinës së Komunës

Tensionohet protesta në Koçan, protestuesit të revoltuar gjuajnë me vezë në drejtim të godinës së Komunës

Lajme
Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Lajme
Kalo në kategori