Tadhg Fleming nga Kerry i Irlandës e ka detyruar të babain e tij erry që të kapte një lakuriq që fluturonte në kuzhinë.

I frikësuar nga gjallesa, ai ka ndenjur prapa derës dhe inkurajonte babanë e moshuar që të angazhohej edhe më tutje, transmeton Telegrafi.


“Është duke u tallur me ty, merre një peshqir më të madh dhe kape si duhet”, dëgjohet duke thënë Fleming.

Gjatë kohës që po merreshin me lakuriqin, qeni i familjes ka kryer nevojën në mes të dyshemesë, duke bërë situatën edhe më të komplikuar. /Telegrafi/