Detroit mposhtë kampionin, triumfon edhe Toronto

Detroit Pistons i ka shkaktuar humbjen e nëntë kampionit në fuqi të NBA-së, Golden State Warriors.
Skuadra nga Konferenca e Lindjes ka triumfuar me nëntë pikë diferencë 111-102.
Blake Griffin ishte më meritori për këtë fitore të vendasve me 26 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime.
Me lojë të mirë u dallua edhe Johnson me 19 pikë, Jackson me 17 si dhe Andre Drummond që shtoi 16 pikë e 19 kërcime.
Në anën tjetër tek Warriors më i dalluari ishte Kevin Durant që shtoi 28 pikë, ndërsa Steph Curry shtoi 27 të tjera por që nuk mjaftuan për fitore.
Për Detroitin kjo ishte fitorja e 13 këtë edicion dhe zë vendin e katërt në Lindje, ndërsa për Golden State ishte humbja e nëntë që gjithashtu mban pozitën e katërt në Perëndim.
Lideri aktual i Konferencën së Lindjes, Toronto Raptors ka marrë edhe fitoren e 20-të këtë edicion.
Raptors kanë triumfuar pa problem në udhëtim tek Cleveland Cavaliers me 11 pikë diferencë 95:106.
Kawhi Leonard ishte më meritori për këtë triumf të Raptors me 34 pikë e nëntë kërcime, ndërsa lojë të mirë tregoi edhe Danny Green me 15 pikë e shtatë kërcime.
Tristian Thompson dhe Jordan Clarkson me nga 18 pikë ishin më efikasit tek vendasit. /Telegrafi/Rezultatet:
New York City – Milwaukee Bucks 136:134
Detroit Pistons – Golden State Warriors 111:102
Washington Wizards – Brooklyn Nets 102:88
Cleveland Cavaliers – Toronto Raptors 95:106
Houston Rockets – Chicago Bulls 121:105
Minnesota Timberwolves – Boston Celtics 109:118
Sacramento Kings – Indiana Pacers 111:110



















































