LAJMI I FUNDIT:

Detaje të reja rreth vdekjes së kroatit pas vaksinimit me AstraZeneca: Ethe, dhimbje barku dhe gjakderdhje të brendshme

Detaje të reja rreth vdekjes së kroatit pas vaksinimit me AstraZeneca: Ethe, dhimbje barku dhe gjakderdhje të brendshme

Një 33-vjeçar vdiq në Kroaci, 12 ditë pasi ishte vaksinuar me AstraZeneca, prandaj Agjencia Kroate e Barnave (HALMED) filloi menjëherë një hetim. Siç zbuloi index.hr, burri është nga Sisaku. Ai vdiq këtë mëngjes në Spitalin Rebro.

Dhjetë ditë pasi vaksinimit ndjeu dhimbje barku, rezonanca magnetike tregoi gjakderdhje të brendshme.

Mësohet se burri u vaksinua më 5 mars. Pas vaksinimit, ai kishte ethe, por kjo zgjati dy deri në tre ditë. Megjithëse dukej se ishte gjithçka në rregull, dhjetë ditë më vonë kishte dhimbje barku, transmeton Telegrafi.


Ai u shtrua në spital në KBC Rebro ku bëri një rezonancë magnetike. Sipas informacioneve të para, ai kishte gjakderdhje në gjëndrën mbiveshkore.

Është e paqartë nëse vaksinimi ka ndonjë lidhje me ndërlikimet që i ndodhën burrit dhjetë ditë pas vaksinimit dhe për shkak të të cilave ai vdiq në ditën e 12-të pas vaksinimit, por kjo pistë nuk është përjashtuar deri më tani.

Ekzistojnë gjithashtu frikë se kjo çështje mund të jetë e ngjashme me disa nga rastet e raportuara në Evropë.

Ndryshe, javë më parë edhe një e moshuare 91-vjeçare ka ndërruar pasi ishte vaksinuar me AstaZeneca. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Bosnja
Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Bosnja
Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Evropa
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Bosnja
Zelensky përshëndet bisedimet 'konstruktive' me SHBA, thotë se 'gjithçka varet nga Kremlini tani' - refuzon të njohë territorin e pushtuar nga Rusia

Zelensky përshëndet bisedimet 'konstruktive' me SHBA, thotë se 'gjithçka varet nga Kremlini tani' - refuzon të njohë territorin e pushtuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori