LAJMI I FUNDIT:

Detaje të reja rreth sulmit në New Orleans ku mbetën të vdekur dhjetë persona

Detaje të reja rreth sulmit në New Orleans ku mbetën të vdekur dhjetë persona

Një burrë i paidentifikuar arriti me veturë tek një grup i madh njerëzish në New Orleans, më pas doli nga automjeti dhe filloi të qëllonte me armë zjarri.

Kryebashkiaku i këtij qyteti në SHBA, LaToya Cantrell e quajti sulmin terrorist dhe deklaroi se hetimet janë ende duke u zhvilluar.

Raportohet për të paktën 10 të vdekur pasi një automjet "fshiu përpara" turmën e njerëzve në New Orleans
Lexo po ashtu Raportohet për të paktën 10 të vdekur pasi një automjet "fshiu përpara" turmën e njerëzve në New Orleans

Është shprehur edhe guvernatori i shtetit federal të Luizianës, ku ndodhet New Orleans, Jeff Landry, i cili u ka kërkuar qytetarëve të mos dalin në vendngjarje.


“Një akt i tmerrshëm dhune ndodhi në rrugën Bourbon. Ne lutemi për të gjitha viktimat dhe të parët që përgjigjen”, tha Landry.

CNN publikoi gjithashtu disa deklarata të dëshmitarëve të këtij sulmi. Whit Davis, 22 vjeç, po largohej nga klubi i natës kur ndodhi sulmi.

“Të gjithë filluan të ziheshin dhe vrapuan përsëri në klub, ku qëndruam derisa na lanë. Kur dolëm na thirri policia për intervistim dhe rrugës pamë trupa të pajetë në rrugë dhe një numër të madh njerëzish duke marrë ndihmën e parë”, tha Davis.

Një tjetër dëshmitar, Kevin Garcia, tha se “një trup po fluturonte drejt tij” dhe se ai dëgjoi të shtëna armësh.

Vlen të theksohet se të paktën 10 persona mbetën të vrarë, përfshirë edhe sulmuesin. Më shumë se 30 persona u plagosën dhe ndodhen në pesë spitale të ndryshme në të gjithë New Orleans.

Në terren ndodhet edhe FBI-ja, ndërsa informacionet fillestare thonë se një numër i caktuar i mjeteve shpërthyese janë gjetur edhe në automjetin e drejtuar nga sulmuesi, i cili ende nuk është identifikuar, edhe pse nuk dihen të dhëna të mëtejshme për këtë.

Gjithashtu u zbulua se dy oficerë policie u plagosën në të shtënat pasi sulmuesi drejtoi veturën drejt njerëzve në rrugën Bourbon, të cilët u dërguan në një spital aty pranë dhe janë në gjendje të qëndrueshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Evropa
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Botë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Pete Hegseth vazhdon të reduktojë stafin, largon 5400 punonjës të Pentagonit

Pete Hegseth vazhdon të reduktojë stafin, largon 5400 punonjës të Pentagonit

Amerika
Kalo në kategori