Sapo i është komunikuar dhe vendimi i Gjykatës së Durrësit që ka qenë i formës së prerë kundrejt oficerit të policisë, nga kolegët e tij thuhet se ai nuk e ka përjetuar mirë, e ka pritur mjaft keq këtë vendim për vetë faktin se kishte 35 vite që ushtronte profesionin e tij në Drejtorinë e Qarkut Durrës dhe ka kaluar në një gjendje të rënduar psikologjike, që dyshohet se e ka çuar në vetëvrasje.

Siç raportohet,  pista e vetme që po heton policia deri në këto momente është ajo e vetëvrasjes duke i referuar pozicionit që është gjetur trupi i të ndjerit në ambientet e punës.