Detaje për ngjarjet e 27 prillit, “e enjtja e përgjakshme” e drejtuar nga Gruevski

“Populli të mos qëndrojë në shtëpi, duhet ta marrë fatin në duart e tyre”. Me këtë deklaratë të dhënë ish kryeministri Nikolla Gruevski ka ftuar qytetarët që në mënyrë sa më masovike të bashkangjiten në protestat e organizuara para ndërtesës së Kuvendit më 27 prill të vitit 2017. Sipas lajmit të “Fokus”, Gruevski poashtu ka angazhuar edhe struktura partiake, por ka siguruar edhe mjete materiale për hyrjen e dhunshme në Kuvend të “enjten e përgjakshme”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në fillim të vitit 2017 pas negociatave të dështuara për formimin e Qeverisë, të auzuarit Nikolla Gruevski, Trajko Veljanovski, Mile Janakievski, Spiro Ristovski, Vlladimir Atanasovski dhe Nikolla Boshkovski, kanë përgatitur plan me qëllim të prishjes së rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Maqedinisë me akte të dhunës për të pamundësuar dorëzimin e pushtetit te shumica e parlamentare e posaformuar, kanë organizuar protesta të cilat i kanë ndihmuar materialisht, në vazhdimësi kanë zvogëluar numrin e policëve të angazhuar për sigurinë në protesta dhe në Kuvend, ku kanë kyçur edhe shoqatat patriotike, kanë ndërmarrë masa për të hequr pengesat dhe për të mundësuar hyrje të papenguar të turmës së njerëzve të mbledhur para Kuvendit dhe për të pamundësuar zgjedhjen e kreut të ri të Kuvendit të Maqedonisë…”, thuhet në përmbajtjen e aktakuzës.
Veljanovski, sipas aktakuzës, ka qenë i angazhuar të pamundësojë zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit duke ndryshuar pikat e rendit të ditës në seancën plenare.
Në akuzë përmendet edhe Mitko Çavkov, ish drejtori i Drejtorisë për Siguri Publike, ku thuhet se ai vazhdimisht ka ulur numrin e policëve të angazhuar për sigurinë në protesta si dhe ka porositur që policia të mos reagojë në rast të fillimit të incidenteve në protesta.
Detyra e Janakievskit dhe Ristovskit, sipas teksit të akuzës, ka qenë të angazhojnë krerët e komiteteve komunale, drejtë të cilëve janë dërguar porosi për pjesëmarrje sa më masive në protesta dhe për gatishmëri të masave për udhëzime të reja.
Në përmbajtjen e akuzës përmendet edhe biseda telefonike gjatë ditës kritike të 27 prillit mes truprojes së Gruevskit, Bllagoja Vasilevski, i cili nga Vjena ka kontaktuar me njërin nga organizuesit e rrjedhës së protestave, vëllain e tij Aleksandar Vasilevski i njohur me nofkën Ninxha./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kaluan ilegalisht kufirin – arrestohen dy shtetas të Shqipërisë

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Rama: Fitorja në zgjedhjet e 11 majit përcakton të ardhmen e vendit

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa