LAJMI I FUNDIT:

Detaje nga aksioni kundër drogës në Dukagjin – Prokuroria tregon se çka u sekuestrua

Detaje nga aksioni kundër drogës në Dukagjin – Prokuroria tregon se çka u sekuestrua

Një aksion i gjerë kundër krimit të organizuar ka nisur mëngjesin e së mërkurës në rajonin e Dukagjinit, ku cak i bastisjeve janë një grup i dyshuar për kontrabandë të drogës dhe armëve.

Aksioni është duke u zhvilluar në Pejë, Istog, Klinë, Skenderaj dhe Mitrovicë.

Shkodran Nikçi nga Prokuroria Themelore e Pejës për Telegrafin, bëri të ditur se në këtë aksion janë arrestuar disa persona, ndërsa janë sekuestruar armë, para e telefona.


Aksion në disa komuna, gjendet plantacion me kanabis në Istog dhe arrestohen disa persona 
Lexo po ashtu Aksion në disa komuna, gjendet plantacion me kanabis në Istog dhe arrestohen disa persona 

Po ashtu, Nikçi tha se është gjetur një plantacion me kanabis në fshatin Drejë e Istogut, ndërsa do të bëhet asgjësimi i tyre.

“Prokuroria Themelore në Pejë, departamenti i krimeve të rënda është duke zhvilluar sot një aksion në 5 komunat e Kosovës, Pejë, Istog, Klinë, Skenderaj dhe Mitrovicë dhe janë duke u bastisur 13 lokacione ku njëkohësisht është siguruar edhe vendi i ngjarjes ku dyshohet se ka plantacion të kanabisit”.

“Në fshatin Drejë të Istogut është gjetur plantacion me kanabis dhe do të bëhet asgjësimi i tyre. Po ashtu, në disa lokacione janë sekuestruar edhe armë, para, telefona dhe elemente tjera të veprës penale. Ka disa të arrestuar, por më vonë do të dalim me detaje”, deklaroi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Lajme
U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Lajme
KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori