LAJMI I FUNDIT:

Deskoska: Nëse nuk ka census, marrëveshja mbetet në fuqi

Deskoska: Nëse nuk ka census, marrëveshja mbetet në fuqi

Në një intervistë për të përjavshmen Fokus Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska tha se “Marrëveshje me Greqinë ka mbaruar dhe është ratifikuar në Kuvend. Qytetarët kanë mundësi të pëkrahin apo ndryshojnë në referendum. Ata që nuk do të votojnë në referendum në fakt ndihmojnë që marrëveshje të mos mbetet në fuqi. Pyes veten, a mund që OBRM-PDUKM-ja me ndonjë vendim eventual për bojkot, heshturazi e përkrah marrëveshjen dhe janë të kënaqur që kontesti është i zgjedhur, ndërsa ato nuk kanë asnjë përgjegjësi për këtë”.

Në pyetjen se cilët janë efektet juridike të bojkotit të mundshëm në referendum, Deskoska u përgjigj se “kam ndjenjë se ata që përpiqet publikisht të formojnë kape për votime apo bojkot të referendumit, nuk i kanë parasysh efektet juridike nga votimi i referendumit, si dhe ndryshimet dhe dallimet mes referendumit të vitit 2004 dhe këtij të tashmit. Në vitin 2004 ishte sjell Ligji për organizimin territorial nga Kuvendi. Ishte vendosur pyetje për kthimin e Ligjit të vjetër dhe më pastaj në referendum nuk është sjellë asnjë endim nga ana e qytetarëve dhe ata nuk arritën ta ndryshojnë vendimin, gjegjësisht Ligjin e sjellur në Kuvend i cili mbeti në fuqi. Censusi është kusht për secilin vendim. Nëse nuk ka census, nuk ka obligim për Kuvendin të veprojë në këtë mënyrë apo në mënyrë tjetër. Nuk keni vendim. Tash kemi marrëveshje përfundimtare dhe marrëveshje të ratifikuar”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nëse ka më shumë qytetarët që janë kundër marrëveshjes, dhe nëse plotësohet censusi, Kuvendi do të duhet ta anulojë ratifikimin e marrëveshjes. Për këtë shkak, pritet nga secila parti që merr vendime për pozicionimin e saj në referendum, t’i ketë parasysh pasojat juridike nga vendimi dhe të jetë e sinqertë me votuesit për këtë çështje./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari

Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari

Kronika e Zezë
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin

Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin

Kronika e Zezë
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore

Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Kalo në kategori