LAJMI I FUNDIT:

Dështon ndryshimi i Ligjit për Shërbyesit Civilë, deputeti i LVV-së Fitim Uka votoi kundër – Konjufca abstenoi

Dështon ndryshimi i Ligjit për Shërbyesit Civilë, deputeti i LVV-së Fitim Uka votoi kundër – Konjufca abstenoi

Në mungesë të kuorumit, Kuvendi i Kosovës nuk arriti që në seancën e sotme ta miratojë në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka konstatuar se s’ka kuorum meqë në votim kanë marrë pjesë vetëm 59 deputetë.

“Vetëm 59 deputetë morën pjesë në votim. Dy deputet s’morën pjesë. Kështu që s’ka kuorum”, ka deklaruar Konjufca pas votimit.


Vlen të theksohet se deputeti i LVV-së Fitim Uka, ka votuar kundër këtyre ndryshimeve derisa kryeparlamentari Glauk Konjufca ka abstenuar.

Edhe deputeti i Vakatit, Bahrim Shabani,  që është pjesë e koalicionit ka abstenuar në këtë votim.

S’ka kuorum për votim të projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për zyrtarët publikë
Lexo po ashtu S’ka kuorum për votim të projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për zyrtarët publikë

Kryetari i Kuvendit ka thënë se Ligji i njëjtë mund të nxirret në votim në një seancë tjetër kurdo që mund të organizohet.

Derisa mazhoranca e mbështeti këtë projektligj, kritik dhe kundër ishin deputetët opozitarë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Deputetët e opozitës këtë projektligj e cilësuan si tentim për kapjen e administratës shtetërore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Politikë
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori