Kosova të premten nuk hyri në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshill të Evropës, ndonëse javë më parë Asambleja Parlamentare e këtij institucioni kishte votuar pro aderimit.
Javët e fundit Gjermania, Franca dhe Italia kushtëzuan anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me “hapa konkret” për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, gjë që vështirësoi procesin.
Të premten, pasi u konfirmua se Kosova nuk është në agjendë të Komitetit të Ministrave reaguan presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Reagime pati edhe nga radhët e opozitës.
Osmani: Kosova do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës, është vetëm çështje kohe
Pavarësisht se më 17 maj Kosova nuk hyri në agjendë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani mbetet optimiste.
Ajo tha se Republika e Kosovës do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës dhe kjo është vetëm çështje kohe.
“Është thjesht çështje kohe. Në këtë rrugë, ne nuk bëjmë kompromis me vlerat që përbëjnë themelin e vendit tonë. Pasi të jemi atje, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë ‘prapa shtyllave’ që përcaktojnë Këshillin e Evropës: të drejtat e njeriut, demokracia dhe shteti i së drejtës. Ne nuk do të shërbejmë si dorë e zgjatur e Rusisë apo si model i sjelljes autokratike”, shkruan Osmani.
Presidentja e vendit tha se u janë mirënjohës të gjitha vendeve që kanë mbështetur Kosovën deri tani.
“Së bashku, ne do të punojmë për ta bërë realitet këtë fitore të të drejtave të njeriut…”, shkruan ajo.
Kosova nuk hyri në agjendë, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca
E në ditën kur Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla tha se në ministerialin e Këshillit të Evropës kishte intervenime nga shtete të ndryshme anëtare të cilat kërkuan anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Megjithëse ishte dita kur do të duhej të votohej anëtarësimi ynë në këtë organizatë dhe në këtë formë të dërgohej një mesazh i fuqishëm për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës dhe në vigjilje të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare nuk e futën në agjendën e sotme dhe nuk morën vendim për thirrjen e një mbledhje të jashtëzakonshme për anëtarësimin pa vonesë të Republikës së Kosovës”, shkruan ajo.
Sipas saj, ky qëndrim është në shpërputhje me thirrjen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e cila në Opinionin e saj tha se Kosova duhet të anëtarësohet, pa parakushte shtesë.
“Duke qenë se vendit i ishte vendosur një parakusht i vonshëm, joformal e arbitrar, Qeveria e Republikës së Kosovës bëri një propozim dje (përmes një oferte të shënuar në një komunikim përmes letrës drejtuar KiE-së) të arsyeshëm për tejkalimin e bllokadës që kishte krijuar ky parakusht i fundit.
Edhe pse oferta jonë, e konsultuar me partnerë të shteteve anëtare, në këmbim të një vendimi pozitiv sot në Komitet të Ministrave ofroi një platformë të gjerë të punës së përbashkët, ajo ofertë nuk u mor parasysh.
Rrjedhimisht ajo letër me ofertë e humbi vetvetiu aktualitetin dhe relevancën pas mbledhjes së sotshme të Komitetit të Ministrave”, shkruan Gërvalla.
Pas dështimit të anëtarësimit në KiE, Krasniqi: Ditë e hidhur për Kosovën – zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme
Pas dështimit të anëtarësimit në Këshill të Evropës erdhën edhe reagime nga opozita.
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka cilësuar si një ditë të hidhur për Kosovën dhe për qytetarët e saj.
Krasniqi ka thënë se do të duhej të festonim pranimin në Këshillin e Evropës.
“Në vend se të konkretizonim një sukses që do të forconte demokracinë, sundimin e ligjit dhe shtetësinë tonë – e për çfarë është punuar gjatë, sot jemi dëshmitarë të humbjes së mbështetjes nga partnerët tanë ndërkombëtarë”, ka shkruar Krasniqi në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.
Kreu i PDK-së, ka thënë se “kjo Qeveri, ky pushtet, pa përjashtuar asnjë nga përgjegjësit e institucioneve shtetërore, dështoi ta finalizojë një punë thuajse të kryer. Mbështetjen e ktheu në injorim. Besimin në zhgënjim. E të ardhmen e sigurt të qytetarëve tanë – e shndërroi në faturë të lartë politike që duhet ta paguajnë po ata”.
Sipas Krasniqit, “shkuarja në zgjedhje të parakohshme, krijimi i një Qeverie të re, kredibile, kompetente dhe të përgjegjshme, që e heqë Kosovën nga izolimi dhe e orienton nga integrimi i sigurt euro-atlantik – është e domosdoshme. Sot, edhe zyrtarisht ky pushtet e ka humbur legjitimitetin. Shteti ka nevojë për qytetarët dhe ata duhet ta thonë fjalën e tyre!”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

LSDM: Deklarata e punësimeve partiake të Izet Mexhitit është skandal, antikorrupsioni të veprojë urgjent

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

E Majta: Qeveria dhe ministria e sajuar për Energjetikë, lejojnë vjedhjen e qytetarëve nga EVN

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

I dënuar me 21 vite burg në Itali, kapet në Tiranë pjesëtari i organizatës kriminale

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit