Trajneri i Francës, Didier Deschamps, thotë se tifozët e Juventusit duhet të vazhdojnë të "ëndërrojnë" për një kthimin të mesfushorit të Manchester United, Paul Pogba.

Deschamps që punoi me Pogban dhe e fituan Kupën e Botës me Francën ka folur për një kthim të mundshëm të lojtarit në Torino.


"Ëndrrat janë pjesë e jetës", qeshi ai.

GettyImages 1046640190 Paul Pogba te Manchester United . (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

"Ndoshta tifozët ëndërruan për Cristiano Ronaldon, para se kjo ëndërr të realizohej”.

"Ndonjëherë, ëndrrat mund të realizohen, por krahasuar me disa vite më parë, Pogba mund të jetë shumë më e shtrenjtë për Juventusin", ka thënë Deschamps që po ashtu ka luajtur për shumë vite me klubin italian.

GettyImages 533291264 Kur Paul Pogba ishte te Juventusi . (Photo by Giuseppe Bellini/Getty Images)

Pogba ishte marr si transferim i lirë nga United për ta shitur në të njëjtin klub pas tri vitesh për 106 milionë euro.

Francezi nuk po kalon moment të mirë te Manchester United, ku flitet për raporte të tensionuara me trajnerin Jose Mourinho. /Telegrafi/

telegrafi sport app