LAJMI I FUNDIT:

Deschamps thyen një rekord si trajner i kombëtares

Deschamps thyen një rekord si trajner i kombëtares

Didier Deschamps ka vendos një rekord të ri me ekipin kombëtar.

Skuadra franceze ka triumfuar në ndeshjen e parafundit të kualifikueseve për Kupën e Botës, “Rusia 2018”.

Kante lëndohet me Francën, mund t’i mungojë Chelseat në dy ndeshje të Ligës së Kampionëve (Foto)
Lexo po ashtu Kante lëndohet me Francën, mund t’i mungojë Chelseat në dy ndeshje të Ligës së Kampionëve (Foto)

Francezët kanë arritur të rrëmbejnë tre pikët e plota në udhëtim kundër Bullgarisë pas triumfit me rezultat 1-0.


Kjo fitore ishte e 42-ta e Didier Deschamps në pozitën e trajnerit të “Tri Color”, i cili erdhi në këtë post në vitin 2012.

Francezi si lojtar ka fituar me kombëtaren botërorin e vitit 1998 dhe dy vjet më vonë edhe evropianin

Trajneri 48-vjeçar e arriti këtë rekord të ri për vendin, duke tejkaluar Michel Hidalgo dhe Raymond Domenech, të cilët kishin nga 41 fitore secili.

Fitorja kundër bullgarëve, Francës i siguroi të paktën vendin e dytë në grupin A, ndërsa fitorja në ndeshjen e ardhshme kundër Bjellorusisë, francezët do t’i dërgojë direkt në botërorin e 2018.

Ndryshe, Franca ka një pikë më tepër se skuadra e vendit të dytë Suedia, e cila do të takohet me Holandën. /Telegrafi/