LAJMI I FUNDIT:

Derisa Siria bombardohet çdo ditë, shikoni çfarë jete luksoze bëjnë të afërmit e njerëzve që e sollën në pushtet Assad-in (Foto)

Derisa Siria bombardohet çdo ditë, shikoni çfarë jete luksoze bëjnë të afërmit e njerëzve që e sollën në pushtet Assad-in (Foto)

Derisa vendin që e kanë krijuar është shkatërruar nga lufta civile, njerëzit që krijuan regjimin e sotëm sirian – së bashku me familjet e tyre – jetojnë në një realitet krejtësisht të ndryshëm.

Ata flenë të qetë në pallatet luksoze në Londër dhe Paris, ku shijojnë në maksimum edhe shëtitjet me veturat super luksoze, duke gëzuar privilegje për dallim nga shumica e civilëve sirianë, transmeton Telegrafi.

2


Ata janë të paktën në numër, dhe të afërmit e tre burrave që ndihmuan në krijimin e klanit të Assadit që sundojnë në Siri kanë histori interesante, duke filluar nga grusht shteti i vitit 1970 i Hafez al-Assad-it.

Derisa Aleppo digjet në flakë, Rifaat al-Assad, xhaxhai i presidentit aktuale sirian Bashar al-Assad, shijon në maksimum jetën në shtëpinë e tij luksoze me nëntë dhoma gjumi në Mayfair të Londrës.

3

Ndërkaq, i biri i tij Siwar që nuk jeton edhe aq larg tij, ka në pronësi një shtëpi luksoze me tetë dhoma gjumi në Oxshott në Surrey.

Aty është edhe Abdel Halim Khaddam, i cili kishte ndihmuar Hafezin të marrë pushtetin në vitet e ’70-ta, ku kishte krijuar aleancë të rrejshme ndërmjet Sirisë dhe Iranit, marrëveshje kjo që qoi në vrasjen e 241 trupave amerikane. Ky njeri sot jeton në  Villa Said në Paris.

4

Njeriu i tretë është Mustafa Tlass, ish-ministri i mbrojtjes në kohën e qeverisjes së Hafezit, sikurse dy burrat tjerë, të cilët tani pretendojnë se janë kundër regjimit aktual.

Tlass 84 vjeçe duket se ka lënë prapa shpinës Sirinë që nga shpërthimi i luftës civile, duke shijuar një jetë luksoze me vajzën dhe nipërit. /Telegrafi/

5

6

Në trend Botë

Më shumë
CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

Botë

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Botë
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë
Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Botë
Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Botë
Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Botë
Kalo në kategori