Derisa Keisi është pjesë e BBV, publikohet kënga e saj e re

“Touch Touch” mban titullin kënga e re e Keisi Medinit, e cila është publikuar me një xhirim njëskenik.
Këngëtarja është pjesë e edicionit të dytë të Big Brother Albania, ndërkohë që projekti i ri është shpërndarë në kanalin e FullMoon Production në YouTube.
Realizimi i ri është bërë nga Gent Music, i cili e ka bërë edhe ‘beat-in’ në bashkëpunim me Frensin.
Për ta shkruar tekstin e këngës “Touch Touch” janë angazhuar Kenna, Keisi dhe Dara.
Xhirimi i klipit është bërë nga FullMoon Production, ku këngëtarja paraqitet duke interpretuar vetëm në një skenë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/02/2023
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


























































