Derbi në Ligën Premier: Liverpool - Arsenal, publikohen formacionet zyrtare

Liverpooli dhe Arsenali do të përballen në kuadër të javës së tretë në Ligën Premier.
Dy skuadrat tashmë i kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 21:00.
Për këtë takim, Jurgen Klopp nuk mund të llogarisë në Jordan Hendersonin, Joel Matipin dhe Alex Oxlade-Chamberlainin, që janë të lënduar.
Në anën tjetër, Mikel Arteta do të jetë pa Callum Chambers, Martinellin dhe Shkodran Mustafin që po ashtu janë të lënduar.
Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson; Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson; Keita, Fabinho, Wijnaldum; Salah, Firmino, Sadio Mané.
Formacioni startues i Arsenalit: Leno; Holding, David Luiz, Tierney; Bellerín, Elneny, Xhaka, Maitland-Niles; Willian, Lacazette, Aubameyang. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
28/09/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































