LAJMI I FUNDIT:

Dërguti: PSD-ja dallon nga binomi LDK–VV

Dërguti: PSD-ja dallon nga binomi LDK–VV

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Socialdemokrate (PSD), Aida Dërguti, ka treguar se kjo parti brenda këtyre gjashtë muajve ka krijuar profilin politik në skenën politike të Kosovës. Ajo ka thënë se PSD-ja dallon tashmë qartazi nga partitë që e përbëjnë koalicionin qeverisës dhe ato të opozitës.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Dërguti, e cila është edhe nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se për këto arsye ky subjekt politik është vënë në thumb të kritikave nga dy subjektet e tjera opozitare.

“Përpjekja dhe zhurma e dy partive të tjera opozitare për ta krijuar përshtypjen se jemi të afërt me pushtetin ka vetëm një motiv: të ndërtojnë konstruksione fiktive te zgjedhësit, sepse tashmë është e qartë se Partia Socialdemokrate ka krijuar profilin e saj politik në skenën politike të Kosovës. PSD-ja dallon tashmë qartazi nga partitë që e përbëjnë koalicionin qeverisës, si dhe nga binomi i momentit LDK – LV”, ka thënë Dërguti.


Ajo ka përmendur disa prej veprimeve të pushtetit të cilin nuk do të ishin ndërmarrë pa presionin e kësaj partie.

Sipas Dërgutit, përqendrimi në ushtrimin e politikave zhvillimore e barazitare, si dhe jetësimi i tyre e ka vënë në siklet mazhorancën dhe dy partitë e tjera opozitare.

“Ne kemi shfrytëzuar mundësitë dhe rrethanat e sotme për ta detyruar mazhorancën që t’i mbështesë politikat tona që janë në interes të Republikës, duke i kundërshtuar ato që janë në kundërshtim me interesin e përgjithshëm. Pa Partinë Socialdemokrate nuk besoj se sot do t’i kishim sot në proces bashkimin doganor dhe heqjen e romingut Kosovë – Shqipëri, riformatizimin përmbajtjesor të dialogut me Serbinë, rritjen e pagave në sektorin publik (sidomos të shëndetësisë), reformën në sektorin e bujqësisë dhe atë pensional etj”, është shprehur ajo, duke shtuar se PSD-ja ka mbështetur edhe shumicën e iniciativave nga dy partitë e tjera opozitare, pavarësisht prej akuzave të këtyre partive ndaj PSD-së.

Pretendimet e LDK-së dhe të LV-së se kjo parti do të bëhet pjesë e Qeverisë ajo i ka quajtur absurde dhe qesharake.

Sipas Dërgutit, për vetëm gjashtë muaj prej se ekzistojnë si grup parlamentar, PSD-ja ka iniciuar pesë rezoluta nga të cilat më shumë se gjysma janë në prag të jetësimit, dy interpelanca: gjashtë debate parlamentare, 21 deklarata jashtë rendit të ditës, dy projektligje dhe 40 pyetje parlamentare.

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori