Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti ka theksuar se masakra e Studimes në komunën e Vushtrrisë, shënon një nga ngjarjet më të tmerrshme gjatë luftës.

Ajo ka theksuar se Kuvendi Komunal i Vushtrrisë si organizatore e tubimit përkujtimor, dërgon ftesa në mënyrë selektive, duke e lënë pa ftesë Lëvizjen Vetëvendosje ashtu siç bën çdo vit.


Postimi i plotë në Facebook:Sot shkuam në përvjetorin e masakrës së Studimes. Kjo datë shënon një nga ngjarjet më të tmerrshme gjatë luftës në komunën e Vushtrrisë. Brenda një dite u vranë 116 civilë, veç për faktin se ishin shqiptarë. Askush nuk i pyeti për bindjet e tyre politike e as se cilës parti i takojnë. Pas 17 vitesh, KK e Vushtrrisë si organizatore e tubimit përkujtimor, dërgon ftesa në mënyrë selektive, duke e lënë pa ftesë Lëvizjen VETËVENDOSJE! ashtu siç bën çdo vit. Sidoqoftë, ne shkuam pa ftesë, që t'i kujtojmë dhe nderojmë të rënët. Të rënët janë gjurma e luftës e sakrificës në histori, vula e lirisë e mbuluar me gjak. Lavdi!

13138951_1134292966628758_3581852118603125279_n