Shkaku i dështimit të rëndë të sistemit të taksisë, dhjetëra makina që mbushen me rrymë u dërguan për shtypje në deponi
Gjatë vitit 2015, në Indiana të Shteteve të Bashkuara, u themelua sistemi i taksisë BlueIndy, që tani është ndërprerë të tërësi, transmeton Telegrafi.
Vetëm 3,000 klient kishin nënshkruar për shfrytëzimin e shërbimeve të kësaj taksie, në një qytet ku janë mbi 850 mijë banorë, gjë që tregon se interesimi për këtë rrjet ishte shumë i ulët.
Raportohet se për këtë projekt janë investuar rreth 50 milionë dollarë, për blerjen e veturave, si dhe sistemin e mbushjes së baterive.
Megjithëse dukje nja projekt ambicioz, nuk ia doli të arrinte pritjet, andaj 280 vetura dhe 90 pika për mbushjen e baterive, mbetën të papërdorshme.
Këtyre makinave elektrike, që janë në mes të Nissan Leaf dhe Mitsubishi i-MiEV, iu janë hequr bateritë dhe pjesët që mund t’ju përdoren sërish dhe dhjetëra prej tyre, u dërguan që të shtype dhe të përdoren për metal skrapi.
Të tjera makina që janë në gjendje të rregullt, pritet të dërgohen në Kaliforni, që të bëhen pjesë e një projekti të njëjtë taksi, që është në funksion. /Telegrafi/