Industria e dërgesave të parave ka qenë pjesë e përshpejtimit të dixhitalizimit, që është e vëzhguar në shumë dimensione të jetës gjatë krizës së pandemisë COVID-19.
Sipas një raporti të ri të Bankës Botërore, duke filluar nga qershori i 2020-së, flukset e remitancave përmes kanaleve dixhitale janë rritur, veçanërisht për emigrantët me qasje në llogaritë bankare dhe kartat e kreditit.
Raporti tregon se Shqipëria renditet në dhjetëshen e përfituesve më të mëdhenj të remitancave në Evropë dhe Azinë Qendrore, ndonëse në shifra më të ulëta se sa rajoni.
Sipas këtij raporti, përfituesi kryesor në Evropë i remitancave ka qenë Ukraina, ndjekur nga Rusia dhe Uzbekistani. Shqipëria, e fundit me 1.5 miliard dollarë në 2020, ndërsa në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto ishte 9.7 për qind.
Raporti shpjegon se, duke u përballur me një mungesë të madhe të fuqisë punëtore në sektorë kyç (të tillë si bujqësia, ndërtimi, mikpritja dhe shërbimet e kujdesit) mes krizës COVID-19, qeveria gjermane vendosi të zgjasë programin e rregullimit të Ballkanit Perëndimor nën të cilin shtetasit e Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Mali të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë gëzojnë qasje të privilegjuar në tregun gjerman të punës.
“Përveç kësaj, shtetasit e Ballkanit Perëndimor përfituan më së shumti nga Akti i ri i Imigracionit të Punëtorëve të Kualifikuar. Nga 30,200 viza me aftësi të larta të lëshuara në vitin 2020, gjithsej 2,024 u janë dhënë shtetasve serbë, 1,159 boshnjakëve dhe 778 shtetasve shqiptarë”, thuhet në raport.
Sa i përket dixhitalizimit të sektorit, raporti tregon se, shumë operatorë kryesorë të transferimit të parave raportuan rritje me dy shifra në shërbimet e tyre dixhitale, në kontrast të fortë me rënien e shërbimeve të tyre të dërgesave të parave. Kalimi nga para kesh në kanale dixhitale duket se ka vazhduar gjatë gjithë vitit 2020.
Të dhënat e fundit treguan se remitancat ndërkufitare u rritën me 65 për qind në vitin 2020, nga 7.7 miliardë dollarë në 2019 në 12 miliardë dollarë në vitin 2020, duke arritur mbi 1 miliard dollarë në transaksionet e dërguara dhe të marra çdo muaj. Besohet se ka pasur edhe një zhvendosje të gjerë në flukset nga kanalet informale në ato zyrtare në vitin 2020.
Meqenëse dërgesat dixhitale regjistrohen më mirë sesa dërgesat e parave kesh, veçanërisht ato të kryera me dorë ose të dërguara përmes kanaleve të tjera informale, të dhënat zyrtare ka të ngjarë të regjistrojnë më shumë remitanca edhe nëse madhësia e vërtetë e dërgesave të parave mund të bjerë. Ky vëzhgim është në përputhje me faktin se një numër i madh i familjeve të anketuara në TM2 raportuan se morën remitanca më të ulëta që nga fillimi i COVID-19 në Meksikë me 35 për qind dhe Republikën Dominikane me 54 për qind edhe kur bankat qendrore regjistruan flukse hyrëse më të larta.
Madhësia e vërtetë e dërgesave të parave, që përfshin flukse zyrtare dhe informale, besohet të jetë më e madhe se të dhënat e raportuara zyrtarisht, megjithëse shkalla e ndikimit të COVID-19 në flukset informale është e paqartë. /Monitor/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përgatituni për ofertën më të madhe të vitit: "E madhe nata, e madhe zbritja!"

Peci nënshkruan Udhëzimin Administrativ për pagesa direkte, më shumë se 30 mijë fermerë do të përfitojnë

Koreja e Veriut raportohet se zë vendin e tretë në botë për rezerva të Bitcoin

Dyert e reja të kujdesit - Laboratori Elita Plus hap pikën e re në Ulpianë

Shijo pranverën e hershme në Grand Blue FAFA

Pas arrestimit të kryetarit të Stambollit, lira turke pëson goditje historike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

'Godet' Xheneta, publikon përgjimet telefonike me Drilonin ku ai bën bisedë intime me të dhe i thotë se nuk ka më interes për Sarën

Reagon Driloni pas publikimit të bisedave telefonike nga Xheneta: Gjesti nuk ia dha dhe e kërkon te unë - ajo ka dëshirë të jetë në vëmendje

Xheneta i kundërpërgjigjet prapë Drilonit: Më ke thirrur në Dubai, i kam të gjitha në telefon - menaxheri yt më ka lutur që t'i fshij videot

Prodhuesit amerikanë të armëve “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së

Pas publikimit të përgjimeve telefonike, reagon Xheneta: Jam kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn