Arsenal dhe West Ham kanë zhvilluar një derbi të jashtëzakonshëm në Londër.
Dy skuadrat londineze kanë dhuruar spektakël në përballjen mes tyre në një ndeshje ku u shënuan plot gjashtë gola.

Ekipi i Arsene Wenger krijoi epërsi prej dy golave në pjesën e parë, kur shënoi nëpërmjet gjermanit Mesut Ozil në minutën e 18-të dhe kilianit Alexis Sanchez.


Në të dy golat e parë asistues ishte mesfushori i talentuar Iwobi.

Por kur skuadrat po bëheshin gati të shkonin në pushim, Andy Caroll shënoi dy gola në fund të pjesës së parë për t’i mbyllur 45 minutat e parë në barazim 2:2.

Ndërkohë me të filluar pjesa e dytë, Caroll kompletoi het-trikun e tij duke shënuar pas asistimit nga Antonio.

Por Arsenali mbeti i pamposhtur falë mbrojtësi francez Laurent Koscienly që barazoi rezultatin 20 minuta para fundit të ndeshjes pas asistimit nga Dany Welbeck.

Pas këtij barazimi, West Ham mbetet në pozitën e gjashtë me 52 pikë të tubuara, shtatë më pak se Arsenal në pozitën e tretë. /Telegrafi/

telegrafi sport app