Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka vazhduar me akuza ndaj Qeverisë Kurti.
Në një shkrim platformën Facebook, Bajrami tha se Kurtit i ka shkuar mandati me popullizëm, tash koha për përgjegjësi e llogaridhënie për dështimet e njëpasnjëshme.
“Merr merita për liberalizimin e vizave, por heshtë kur Këshilli i Bashkimit Evropian i liberalizon vizat për pasaportat ilegale të lëshuara nga Serbia, për qytetarët serb të Kosovës.
Merr merita për ngritjen në Webometrics të Universitetit të Prishtinës por heshtë për debaklin që pëson Kosova në indeksin e lirive ekonomike sipas “Heritage Foundation”.
Merr merita për punësimin e grave, por nuk e pranon që ato po hynë në punë sepse vendet e punës po lirohen nga burrat/djemtë e tyre të cilët po i lënë këto vende pune dhe po ikin në Evropë, të cilët më vonë i marrin edhe këto gra që janë punësuar dhe fëmijët e tyre (këtë e ka konfirmuar regjistrimi i popullsisë).
Merr merita e lëvdata për bursat e dhëna vajzave në fushat STEM, por nuk e din sa prej tyre po vazhdojnë studimet në këto fusha, se ka indikacione që kjo skemë po keqpërdoret me të madhe sepse ministrja e tij s’ka qenë në gjendje të vendosë as edhe një siguresë si kriter që skema të përmbushë qëllimin”, tha Bajrami.
Tutje ajo ka bërë disa pyetje për Kurtin:
A është cenu integriteti i Kosovës sot?
Çka ndodhi me të qenit sovran?
Kur do t’i hiqen sanksionet Kosovës?
A ka Kosova kushte për të përfituar nga “Plani i Rritjes” i Komisionit Evropian?
A po e kupton pse Republikës sonë i duhen aleatët?
“Kryeministër, ka ardhë koha të marrësh përgjegjësi për dështimet”, shkroi Bajrami./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë