Deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Eduard Shalsi, nuk ka hequr dorë nga loja e shahut.

Ai ishte filmuar edhe dy javë më parë duke luajtur shah në një seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë.


Edhe në seancën e ditës së sotme duket se deputeti ka zgjedhur që lojën e shahut ta bëjë jo më në laptop, por në ekranin e vogël të telefonit për të shmangur vëmendjen.

Megjithatë nuk i ka shpëtuar syrit të mprehtë, raporton euronewsalbania.

Ai është “kapur mat” nga kamera teksa loz lojën e tij të preferuar.

Untitled design 3 1  1  1

WhatsApp Image 2023 02 02 at 10.46.31 1  1