Partia në pushtet e Ukrainës ka përjashtuar një deputet prej radhëve të veta pas raportimeve se ai udhëtoi në Tajlandë gjatë luftës me Rusinë.
Zëdhënësja e partisë, Yulia Palichuk tha të premten se Mykola Tyshchenko u përjashtua nga partia “Shërbëtorët e Popullit” pasi mediumet tajlandeze publikuan disa imazhe të politikanit ukrainas teksa po relaksohej në një pishinë, shkruajnë mediat ukrainhase.
Tyshchenko njoftoi përmes rrjeteve sociale se ka udhëtuar për në shtetin aziatik pasi kishte marrë leje prej partisë. Por, kryetari i parlamentit, Ruslan Stefanchuk tha se ai nuk e miratoi udhëtimin.
Ndërkohë, më shumë se një duzinë zyrtarë të rangut të lartë janë shkarkuar ose kanë dhënë dorëheqje këtë javë, duke përfshirë një zëvendësprokuror, i cili ka qenë nën vëzhgimin e mediave për një pushim në Spanjë.
Edhe këshilltari i presidentit, i cili u zbuluar se po voziste vetëm vetura të shtrenjta, dha dorëheqje.
Ndryshe, shumica e burrave ukrainas të moshës 18-60 vjeç tashmë e kanë të ndaluar të largohen nga vendi sipas ligjit ushtarak që kur Rusia filloi pushtimin në muajin shkurt. /Telegrafi/