LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i LDK-së thotë se liberalizimi i vizave shtyhet për 12 muaj (Video)

Deputeti i LDK-së thotë se liberalizimi i vizave shtyhet për 12 muaj (Video)

Nëse Kuvendi e Kosovës nuk e ratifikon marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi brenda një javë ose me së largu edhe 10 ditë, atëherë ne do të mbesim pa liberalizim të vizave deri në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm. Kështu ka thënë për Tribuna Channel Sadri Ferati, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai e ka pranuar publikisht se si koalicion qeveritar nuk i kanë votat e nevojshme për të ratifikuar marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi, e sidomos tani pas bojkotit të Listës Serbe qe po i bën institucioneve të Kosovës.

Në intervistën për emisionin “Fakt Plus” ai ka folur edhe për vendimin e Listës Serbe për të pushuar aktivitetin në kuadër të institucioneve të Kosovës.


E sa i përket zërave për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, deputeti Ferati ka thënë se zgjedhjet e parakohshme nuk duhet të ndodhin me çdo kusht për të rrënuar diçka. Ato sipas tij, duhet të ndodhin vetëm atëherë kur do të mund të ndryshohet gjendja aktuale për të mirë.

Sipas Feratit, LDK nuk i druhet zgjedhjeve të parakohshme./Tribuna Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori