Deputeti i LVV-së, Jahja Kokaj, ka bërë krahasime të çuditshme lidhur me gjithësinë dhe universitetet.
Gjatë mbledhjes së Komisionit për Arsim, ai pyeti “a e dini si definohet vdekja e gjithësisë – kështu ka nisur edhe tek ne”, duke përmendur universitetet.
“Shoh eksplodim të universiteteve, a e dini si definohet vdekja e gjithësisë, kështu ka nisur edhe te ne. Edhe më keq është në Shqipëri. Të unifikohen tekstet mes Kosovës dhe Shqipërisë, jo vetëm abetaret”, tha ai.
Kokaj gjeti kohë edhe të tregojë se para 50 viteve, kishte marrë një bursë studimi për studime në Zagreb. Këtë ai e ndërlidhi me kuadrot e reja.
“Para 50 viteve kam marr bursë për studime në Zagreb, pastaj një bursë tjetër që po ashtu ka qenë amerikane, pastaj edhe një bursë tjetër si Fullbright. Para gjysmë shekulli ka qenë fuqi e madhe investive e rezultat i madh shkencor. Duhet të ketë më shumë mundësi tani për kuadrot që kanë potencial” – tha Kokaj./Telegrafi/