LAJMI I FUNDIT:

Deputeti Agusholli kërkon që Kosova ta shpallë non grata deputetin ekstremist francez që vazhdimisht ofendon UÇK-në e shqiptarët

Deputeti Agusholli kërkon që Kosova ta shpallë non grata deputetin ekstremist francez që vazhdimisht ofendon UÇK-në e shqiptarët

Politikani francez i të djathtës ekstreme Nicolas Bay, që është njëherësh deputet në Parlamentin Evropian, sërish ka ofenduar ish-Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Bay i cili ditë më parë ka vizituar kishat ortodokse serbe dhe ka takuar komunitetin serb në Kosovë, UÇK-në e quan terroriste.

“Përballë heshtjes për situatën në Kosovë dhe marrjes së këtij territori nga terroristët e UÇK-së, desha të shkoj atje për të paralajmëruar për fatin e të krishterëve serbë. Mund të mos mjaftojë vendosmëria e jashtëzakonshme e popullit serb, t’i ndihmojmë”, ka thënë ekstremisti francez.


Po ashtu, Bay gjatë takimit me klerikun Sava Janiq në Manastirin e Deçanit ka thënë se prezenca e murgjërve serbë aty është më se tetë shekuj.

Pas deklaratave të tij, kanë ardhur reagimet e shumta nga politikanë, ekspertë të sigurisë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Së fundi deputeti i LVV-së, Gramos Agusholli, ka kërkuar që Nicolas Bay të shpallet non grata nga Republika e Kosovës.

“Hiç më pak se non grata për ket’ fashist”.

Kur e lexova këtë deklaratë mendova se e kanë bërë popat e Kishës Serbe, të cilët i bekonin ushtarët serbë kur niseshin për të bërë masakra mbi shqiptarët e Kosovës dhe boshnjakët në Srebrenicë”, shkroi Agusholli në Facebook.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka thënë se deklarata e Bayit është raciste e llojit të Vladimir Putinit dhe Sllobodan Millosheviqit.

“Çfarë deklararë absurde, një gënjeshtër dhe një qëndrim racist. Me siguri Prizreni është evropian, por ti Nicolas sigurisht që nuk jeni. Ju i përkisni botës Putiniste, Millosheviqiane të errësirës dhe vdekjes. Shkoni dhe kërkoni falje në Katedralen të Shën Nënë Terezës, shenjtores shqiptare”, thuhet në reagimin e Selimi.

Ndërkaq, deputetit Bay i është ndaluar nga Parlamenti Evropian që të bëjë udhëtime zyrtare për monitorimin e zgjedhjeve, pasi ai mori pjesë në disa misione në Rusi në prag të agresionit ushtarak rus në Ukrainë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

Lajme
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Lajme
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Lajme
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Kronika e Zezë
Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Lajme
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Lajme
Kalo në kategori