Anëtarët e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, kanë vizituar pikën kufitare në Merdare, për të parë se sa po zbatohen marrëveshjet Kosovë-Serbi. Të martën deputetë të këtij komisioni thanë se pala serbe në këtë pikë nuk po zbaton marrëveshjen e IBM-së, e që sipas tyre këta të fundit pavarësisht se janë afruar brenda objektit të përbashkët, nuk janë duke zbatuar këtë marrëveshje dhe ka mungesë të shkëmbimit të informatave.
Kryetarja e komisionit, Fatmire Mullhaxha Kollçaku tha se nga kjo vizitë po vërehet se pala kosovare po e konsideron këtë kufi mes dy shteteve, por që njëjtë nuk po ndodhë edhe me palën serbe.
“Nga pala serbe po shohim që janë futur në territorin e Kosovës, që do të futen në objektin që është duke u përfunduar. Mirëpo nuk po shohim vullnet të mirë për zbatimin e marrëveshjes në asnjë pikë. Në fakt këta vazhdojnë ta konsiderojnë si pikë kalimi. Nuk po shohim asnjë lloj bashkëpunimi mes dy shteteve dhe ajo çfarë mund të konstatojmë është që vetëm marrëveshja e fundit në Uashington, përveç afrimit fizik, mirëpo jo vullnet të mirë nga pala tjetër të ketë zbatim të marrëveshjes”, tha ajo.
Kryetarja e komisionit theksoi se nuk ka pasur shkëmbim të informatave dhe nuk ka bashkëpunim mes dy palëve në këtë pikë.
“Ne do të kërkojmë që të zbatohet marrëveshjet ato që arrihen, që janë në dobi të shtetësisë së Kosovës që të realizohen. Ndërsa është e qartë që deri tani pala tjetër nuk i respekton marrëveshjet”, ka shtuar ajo.
E anëtarja e komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu tha se është koha e fundit kur institucionet e vendit duhet të punojnë dhe që debatet parlamentare të jenë të shëndosha që i ndihmojnë Kosovës.
Sipas saj, siç njofton Kp duhet të reagohet për këtë çështje, meqë në këtë pikë kufitare mungojnë sinjalizuesit që tregojnë se është shteti i Kosovës.
“Kur them gjithçka shihet që është një pikë kontrolli kufitar. Ndërsa, kur e sheh, mungojnë shumë gjëra dhe nuk ka asnjë shenjë sinjalizimi që tregon që këtu është Kosova. Dhe faktikisht nga pyetjet që i parashtruam përveç këtij objekti të ri që duket që është e të duket që nuk ka asgjë të re. Nuk sheh një bashkëpunim, nuk sheh një këmbim të informatave dhe zbatueshmëri të marrëveshjeve”, ka shtuar ai.
Një gjë të tillë e tha edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Tasholli, ku sipas tij duhet të dalin udhëzues se si duhet të zbatohen marrëveshjet e dialogut.
“Kapiteni i pikës kufitare na ka informuar që të gjitha veprimet dhe të gjitha aktivitetet që merren këtu akoma janë në marrëveshjen e Brukselit të nënshkruar më parë. Sigurisht që Kosova tani është në proces të dialogut dhe pres edhe prej marrëveshjeve të fundit që janë arritur ne Uashington do të duhej të dilnin udhëzuesit dhe konform udhëzuesve të marrëveshjes për dialogun duhet të veprojnë”, ka theksuar Tasholli.
Ndër tjera, ai tha se kjo pikë kufitare është delikate dhe që në bisedimet e ardhshme duhet të mbyllen këto çështje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker