Site icon Telegrafi

Deputetët i thonë “po” koeficientit prej 105 euro

Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar Shqyrtimin e parë të Projektligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2023.

Me këtë rast deputetët i kanë thënë “po” koeficientit në vlerë prej 105 eurove për pagat në sektorin publik.

Miratimi në parim i këtij koeficienti u bë me 63 vota për, asnjë kundër e asnjë abstenim.

Ai u miratua edhe pse pati kundërshtime nga deputetë opozitarë që kritikuan Qeverinë për paga të ulëta në këtë sektor e duke propozuar rritjen e koeficientit në të paktën 120 euro.

Murati ka kërkuar nga deputetët që ta miratojnë këtë ndryshim me procedura të përshpejtuara, që pagat e muajit shkurt të dalin bazuar në Ligjin për Paga.

Buxheti i përgjithshëm për paga në sektorin publik për vitin 2023 do të jetë 745 milionë euro.

Me Ligjin e ri për pagat, niveli i koeficienteve është nga 2 deri në 18. Presidentes së shtetit i është caktuar koeficienti më i lartë, sipas të cilit ajo do të ketë pagën më të madhe. /Telegrafi/

Exit mobile version