Deputetët e Listës Serbe pas më shumë se gjashtë muaj bojkot të punës së Kuvendit dhe institucioneve tjera sot janë rikthyer në Kuvend.

Ata madje janë pritur edhe ngrohtë nga disa deputetë të Partisë Demokratike, raporton Telegrafi.


Ka qenë deputeti Adem Grabovci ai i cili i ka dhuruar një përqafim deputetit Sasa Milosavljeviq.

Deputetët e Listës Serbe janë përshëndetur me kryeparlamentarin Kadri Veseli me shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, deputetin Nait Hasani, ministrin e Arsimit, Arsim Bajramin.

Ndryshe, Lista Serbe në shenjë kundërshtimi me miratimin e ligjit për Trepçën dhe për Investimet Strategjike që prej tetorit të vitit të kaluar ka bojkotuar punën e institucioneve të vendit, përfshirë edhe Kuvendin. /Telegrafi/

17572052 10210219562659357 1060732908 o

17619689 10210219562259347 1113871404 n

17622851 10210219562779360 823542124 o

17623124 10210219562699358 1722909987 o

17668877 10210219562579355 2089912935 o

17668946 10210219562539354 1728974782 o

17669024 10210219562619356 503502488 o

17670999 10210219562299348 21951742 n

17692441 10210219562739359 1254943398 o